Home KRYESORE Patozit ironizon Bashën. Ja cfare i thote:

Patozit ironizon Bashën. Ja cfare i thote:

Pjesëmarrja e lartë e anëtarëve të PD-së në zgjedhje, e ka detyruar Astrit Patozin t’i bëjë një urim Lulzim Bashës. “Nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu” shkruan Patozi kur sheh se nga shifrat zyrtare të PD-së del se në krahësim me zgjedhjet e 4 viteve më parë për kryetarin, votuan 20 mijë vetë më shumë.

“Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.

Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike” shkruan Patozi që e mbyll urimin e tij me një parashikim aspak të mirë për PD.

“Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim…” – shkruan Patozi.

Share: