Home KRYESORE Pjesë nga Letra e Fatos Lubonjës dërguar nga burgu Burrelit Shokut Foto...

Pjesë nga Letra e Fatos Lubonjës dërguar nga burgu Burrelit Shokut Foto Çami

Nga Ilir Demalia

Pjesë nga Letra e Fatos Lubonjës dërguar nga burgu Burrelit Shokut Foto Çami, sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë, pas muajve biruca se nuk kisht pranuar të punonte në burg.

Atje më priste shefi i policisë me do policë. Sapo hyra, nuk e zgjati, por më pyeti: “A do të dalësh në punë?” “Jo.” i u përgjegja. “Lidheni!” dha urdhër ai. Policët shpejt më pranguan duart prapa kurrizit dhe më vunë përpara. E kuptova se ç’plan kishin dhe shpejt e provova se ç’qe ky plan. Më nxuarrën jashtë kampit, në monopatin që ngjitej lakadredhas nëpër shpatet e malit e të çonte në hyrjen e galerisë, tutje ndonja 700 metra përtej kampit… dhe filloi kështu proçesi i dërgimit në punë me përdhunë, ku kërcënimet me fjalë kësaj here i zëvëndësuan zhagmitjet e tërheqjet zvarrë, goditjet me shqelma e me pembrekë… derisa, në një gjëndje, shoku mbrrita në hyrje të galerisë.

Atje shefi Aleksandër më pyeti për herë të fundit: “A do të dalësh në punë apo jo?” Përsëri mohova. Athere ai urdhëroi njërin prej policëve “Merre Pjetër si di vetë!”. Se çfarë ishte kjo “si di vetë” nuk di tjua shpjegoj zoti kryeredaktor, sepse këto fjalë janë momenti i fundit që mbaj mënd nga ky akt kriminal, prej të cilit pësova traumë psiqike, humba vetëdijën normale për tetë ditë.

Kur erdha në vete… ku do të thoni ju, në infermieri?.. jo jo, në birucë, bnashkëvuajtësit që më kishin ushqyer më treguan se në ç’gjëndje kisha ardhur. Mjafton të shikoje trupin tim komplet të nxirë nga goditjet e panumurta të pendrekëve e shqelmave, për ta marrë me mënd se ç’kishte ndodhur…

Foto Burgu Burrelit

Share: