Home KRYESORE Profesionet e VIP-ave që nuk i di askush

Profesionet e VIP-ave që nuk i di askush

Nuk është çudi që personazhet e njohura të ekranit shqiptar të merren me shumë gjëra njëkohësisht, që do të thotë krahas profesionit të tyre të angazhohen edhe me aktivitete të tjera jashtë artit.

Shumë nga ne që i ndjekin i dinë në përgjithësi projektet në të cilat ata kanë punuar, në fakt janë edhe vetë ata që përpiqen t’i reklamojnë në maksimumin e mundshëm në rrjete sociale dhe televizione. Megjithatë, ndodh ndonjëherë që të habitesh me titujt që VIP-at tanë i vendosin vetes, aq sa të bëjnë të pyesësh veten: Ky është apo më bëjnë syzet mua?

Duke parë informacionin që të gjithë shkruajmë në llogarinë tonë të Instagram-it zbuluam se në fakt shumë nga ata që ne i dinim thjesht këngëtarë, aktorë apo modele, kanë bërë gjëra nga më të ndryshmet, që në fakt vetëm ata i dinë.

Getoar Selimi

Ai është një nga reperat më të preferuar shqiptar dhe ka një karrierë të gjatë në muzikë. Të gjithë e dimë që është reper, që është themeluesi i labelit “Babastars”, partneri i Marina Vjollcës, që shkruan këngë, por nuk e kishim ditur deri tani se është edhe një “fashion designer”, pra stilist. Në kaq vite vështirë se na kujtohet të kemi parë apo dëgjuar diçka rreth Getoarit si “fashion designer”. Dini gjë ju?

Albana Osmani

Kur diskutojmë për Albana Osmanin e dimë tashmë që është një nga moderatoret më të pëlqyera të “Top Channel”, themeluese e nismës dhe fondacionit  të bamirësisë “Ti je një luledielli”. Albana ka mbaruar studimet për pikturë, ka qenë pjesë e eventeve të bukurisë në fillimet e saj. Megjithatë, një gjë na çudit në përshkrimin e Instagram-it, që e quan veten  komediane. Nuk mbajmë mend ta kemi parë ndonjëherë në ndonjë komedi, ndoshta na ka shpëtuar, nuk i dihet. Ose ndoshta këtë titull ia ka vënë vetes për shkak se ka drejtuar për një periudhë kohe “Fiks Fare”.

Aurela Hoxha

Aurela Hoxhën e kemi parë shpesh në ekran si prezantuese, si aktore në filmin “Bjeshkët e Namuna”, si showgirl, por si “Miss Albania” sikur s’na kujtohet të jetë shpallur ndonjëherë. Do ta kishim parë njëherë të vetme në Instagram atë kurorën se s’ka mundësi!

Marina Vjollca

Marina Vjollca është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe të gjithë e njohim kështu. Fillimisht e kemi parë si velinë, edhe pse ajo nuk e ka të shkruar në përshkrimin e saj. Edhe si modele e kemi parë, por si aktiviste është hera e parë që e dëgjojmë. Apo mos e ka si aktiviste në rrjete sociale?

Luana Vjollca

Luana Vjollca, ndryshe nga të tjerët, e ka përmbledhur CV-në e saj vetëm me një fjalë: artiste. Shkurt, saktë, pak, “flakë”.

Bes Kallaku

Bes Kallaku është ndër aktorët më të pëlqyer në Shqipëri. Veç profesionit bazik si aktor, e kemi parë edhe si këngëtar, por ajo që na çudit është fakti që e quan veten futbollist ose të paktën që luan futboll. A e keni parë gjë ju duke luajtur futboll komedianin tonë se ne kurrë në jetë?

Robert Berisha

Ai është një nga personazhet publike që në përshkrimin e tij ka publikuar gjërat që s’kanë lidhje aspak me profesionin e tij. “Renne-Nora-Robert” lexohet në përshkrimin e këngëtarit. A nuk është ai një baba dhe bashkëshort shembullor?/Blitz.al

Megjithatë, çfarëdolloj gjëje të kenë bërë ata, nuk duhet ta mohojmë se janë personazhet më të pëlqyer dhe të ndjekur aktualisht në Shqipëri e ne do t’i duam pavarësisht gjithçkaje që shkruajnë në përshkrimin e  Instagram-it.

Share: