Home KRYESORE Rendohet situat ne PD, Patozi: Basha “qen i rrahur” nuk bëhet dot...

Rendohet situat ne PD, Patozi: Basha “qen i rrahur” nuk bëhet dot lider i opozitës

Kur edhe një javë i ndan nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, Astrit Patozi vijon takimet me demokratët në mbarë vendin duke renduar akuzat kunder Lulzim Bashes.

Në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Patozi tha se përjashtimi nga gara për kreun e partisë ishte turp i radhës i PD-së dhe humbja e thellë në zgjedhje i ka vënë një njollë Bashës duke e kthyer atë në një “qen të rrahur” që nuk ka më mundësi të bëhet në një lider të opozitës.

Sipas Patozit vetë Rama është duke identifikuar si opozitën më të fortë, LSI-në dhe jo PD-në.

Share: