Home KRYESORE Rritja e çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës

Rritja e çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës

Nga Artur Roshi

Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë të ngrejë çmimn e ujit sepse “Uji ” si mall është monopol i shtetit si pasuri kombëtare.Ai nuk është një mall që e ka bashkia. Kshilli bashkiak pavarësisht se është një organ kolegjal vendimmarrës nuk ka të drejtë të vendosë për mallra apo shërbime që nuk i ofron Bashkia e Tiranës.

Them se Opozita e djathtë duhet ta çojë në gjykatë vendimin e kshillit bashkiak.Çmimi i ujit si pasuri kombëtare duhet të jetë i njëjtë në të gjithë Republikën e Shqipërisë sepse është një produkt natyror monopol i shtetit që kontrollon këtë territor dhe kurrsesi nuk mund të ketë çmime të diferencuara për anëtarët e shoqërisë.Në se ai do tregëtohej nga shteti jashtë kufinjve të tij ,pra në shtete të ndryshme mund të jetë një çmim i ndryshëm.

Diferencimet e çmimit të ujit sipas shtresave të ndryshme sociale të shoqërisë është i gabuar sepse,si i varfëri ashtu edhe i pasuri janë anëtarë të të njëjtit shtet dhe e përfitojnë atë si pjesë e pasurisë të shtetit-komb ku kanë lindur.

Bashkia e Tiranës po sillet si një ndërmarrje private.Këtë gjë pastaj mund ta bëjë dhe OSSHE e Tiranës për energjinë elektrike,ta rrisi çmimin se do bëjë investime.

Bashkia është një institucion që duhet të ndihmojë rritjen e cilësisë së jetës së qytetarit duke ulur kostot e jetës dhe jo në emër të cilësisë së jetës të marrë vetë jetën e qytetarit nëpërmjet rëndimit të frymëmarrjes ekonomike.Në këtë kontekst Investimi i pretenduar i Bashkisë humbet qëllimin kryesor të saj,rritjen e cilësisë së jetës nëpërmjet uljes së kostos të shërbimeve që ofron.

Pa rritjen e të ardhurave dhe standarteve ekonomike në tërësi për çdo qytetar,krijimi i zonave zhvilluese si ishuj të veçuar janë iluzionarë dhe jashtë kapaciteteve të realitetit ekonomik të komunitetit dhe si të tilla krijojnë gropa të vakumit ekonomik dhe varferojnë më tej qytetarin.

Të jesh kryetar Bashkie duhet të kesh qëllim të patjetërsueshëm rritjen e të ardhurave të qytetarit nëpërmjet menaxhimit të kostos së shërbimeve në ekuilibër me cilësinë e tij dhe investimeve të balancuara në raport me të ardhurat e bashkisë dhe jo thjesht të ystifikosh investimet me rritjen e taksave.

Share: