Sa vjet burg rrezikon Mirela Topulli, gruaja që goditi gazetarin

Sa vjet burg rrezikon Mirela Topulli, gruaja që goditi gazetarin

0

Pamjet e dhunës ndaj gazetarit të emisionit Stop që denoncoi një skandal mjedisor pak kilometra larg Tiranës nuk lënë vend për interpretime. Administratorja e Euroteam, Mirela Topulli godet disa herë gazetarin që interesohet për hedhjen e helmeve të rrezikshme në lumen Erzen.

Sipas njoftimit të policisë, Mirela Topulli do të hetohet nga prokuroria në bazë të dy neneve të Kodit Penal. I pari është Neni 237 – Goditje për shkak të detyrës. Akuza duket katërcipërisht e provuar nga pamjet që u transmetuan një natë më parë, kur gazetari Genci Angjellari dhunohet sepse po kryente detyrën e tij. Për këtë rast, Mirela Topulli rrezikon nga gjobë deri në tre vjet burg.

Neni 237- Goditje për shkak të detyrës

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni tjetër mbi të cilin policia ka referuar materialet në prokurori është Neni 285, pika B.

Që ka të bëjë me shpërndarjen e substancave kimike. Dënimi që rrezikon Mirela Topulli, sipas këtij ligji është akoma më i rëndë, nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 285 – Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike

Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet./lapsi.al

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY