Home KRYESORE Samiti G20/ Propozimi i Putin për të mposhtur terrorizmin

Samiti G20/ Propozimi i Putin për të mposhtur terrorizmin

Presidenti rus, Vladimir Putin i propozoi përfaqësuesve të 20 vendeve më të industrializuara të botës (G20) të krijojnë një front të bashkuar anti-terrorist, ku OKB të ketë rolin kryesor.

“Rusia, vazhdimisht, ka rekomanduar krijimin e një front anti-terrorist, me OKB-në në rolin kryesor. Ne prapë do t’iu bëjmë thirrje partnerëve të G20-ës që t’i bashkojnë forcat në luftën kundër terrorizmit, të punojmë së bashku në neutralizimin e atyre kushteve politike, sociale, ekonomike dhe ideologjike, që favorizojnë terrorizmin dhe zgjerimin e tij.” – tha Putin, i cili ndodhet sot në Hamburg ku po mbahet takimi i G20-ës. Para pak orësh Putin u takua për herë të parë me Presidentin amerikan, Donald Trump. /lapsi.al

Share: