Home KRYESORE Shkelqim Spaho: Absurdi ne ditet e fundit para Vettingut ne Gjykaten e...

Shkelqim Spaho: Absurdi ne ditet e fundit para Vettingut ne Gjykaten e larte!

0

Qytetari Shkelqim Spaho solli ne vemendje te Medias, sipas tij nje mundesi per korrupsion te mundshem ne njerin prej institucioneve me larta te drejtesise, pikerisht ne Gjykaten e Larte.

“Po sjell ne vëmendjen tuaj një shkrese te cilën ja kam derguar te gjitha institucioneve te mundshme te cilat kane kompetenca për te vendosur drejtësi.

Ndodh ne Gjykatën e Larte ku ka mijëra ceshtje te pashqyrtuara te cilat presim me vite, ndërsa njërit prej rasteve i jepet date shqyrtimi gjyqësor brenda dy muajsh dhe ne shkelje te ligjit, duke mos ju njoftuar rekursi palës se paditur.” – shkruan Spaho i cili sjell dokumentin e plote qe i ka dërguar te gjitha institucioneve kompetente, por edhe prezences diplomatike.

Ne te Perqasje.com po e botojmë pjesen te plote te letrës qe flet per procedura jo te ligshme e qe Spaho u ka dërguar Institucioneve, sigurisht duke mos aluduar as nje përgjegjësi, apo gjykim, por duke pritur vendimin nga ana e Institucionit te Gjykatës se Larte

L Ë N D A:  Kërkesë për monitorim dhe informim për :

  1. Shkeljen e rëndë për (moskomunikim rekursi) nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë mbi rekursin që ka bërë pala paditëse kundër vendimit nr.3254 dt.13.10.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Mbi këtë shkelje të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është rregjiastruar kallzimi penal nr.prot.8525 dt.06.07.2017.

  1. Për shpejtimin e gjykimit të çështjes administrative me nr. 31003-00082-00-217 dt. Rregjistrimi 23.01.2017.
  2. Për shkakun e ndryshimit të gjyqtarit relator dhe proçedurat e rihedhjes së shortit.

I nderuar zoti Zaganjori. Me qenë se ky proces gjyqësor është shoqëruar që në fillimet e tij me parregullsi të shumta për të cilat janë informuar të gjitha institucionet ligjzbatuese, diplomatike dhe mediatike, sikurse edhe Ju personalisht nëpërmjet shkresave nr.prot. 2291 dt.01.05.2016 dhe nr.prot,22992 dt.01.06.2016 me besimin se Ju përfaqësoni një nga kollozet e drejtësisë shqiptare si dhe jeni një nga mbështetësit kryesorë të procesit të legalizimit si një nga firmëtarët kryesorë të vendimit nr.35/2007 të Gjykatës Kushtetuese a më lind e drejta për të paragjykuar këtë process gjyqësor dhe konkretisht për këto arsye:

  1. Si shpjegohet që dosja gjyqësore nga Gjykata  Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, duke manipuluar procedurat e komunikimit të rekursit palës paditëse niset në Gjykatën e Lartë me urgjencë?
  2. Pse duhet të ndryshojë relatori i çështjes Medi Bici?
  3. Pse kërkesa nga pala paditëse u bë kur relatori i çështjes u caktua Adrian Dvorani, gjyqtar me mendat prej kohësh të përfunduar?
  4. Pse relatori Adrian Dvorani duhet të nxirrte datën e gjykimit pas 4 muajsh?
  5. Pse kjo çështje duhet t`i ngarkohej një trupi gjykuese me mandate të përfunduar?
  6. A është e sinkronizuar gjithçka në veprime e kohë që nga nisja e dosjes së manipuluar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe deri në shpalljen e datës së gjyqit në Gjykatën e Lartë?
  7. A mendohet që me këtë çështje t`i bëhet nder anti-kushtetues një ish presidenti ku nipi i tij është palë në këtë process gjyqësor dhe trupa gjykuese me mandate të përfunduar ka planifikuar ndonjë dhuratë për të?

I nderuar zoti President,

I nderuar zoti Zaganjori

Të nderuar zotërinj,

Media të shkruara dhe elektronike,

Për sa më sipër, për të shmangur shkatërrimin e një prone të ligjshme që do të sillte jo vetëm pasoja financiare me një dëm ekonomik mbi 1 milion euro, por edhe konflikte të paparashikuara familjare e shoqërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm anti-kushtetues në procesin e legalizimeve që do të binte ndesh me vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese do t`ju lutesha të monitoronit rreptësisht çështjen administrative me nr.6 rendor numër akti 0082/2017 datë regjistrimi 23.01.2017 dhe me datë gjykimi (në Dhomë Këshillimi) dt.12.07.2017 ora 09.25 me gjyqtar relator z. A.Dvorani.

Me konsideratë

Shkëlqim Spaho

Share:
Reklama juaj