Home KRYESORE Siguria në plazhe “përplas” dy istitucione te shtetit

Siguria në plazhe “përplas” dy istitucione te shtetit

Ditët e fundit në plazhet e Shqipërisë janë mbytur disa persona duke shkaktuar edhe një diskutim publik nëse ekziston siguria në plazhet tona. Në një prononcim për Report Tv, këshilltarja e Ministrisë së Turizmit pohon se në plazhet shqiptare ka roje, ndryshe nga sa pretendohet.

Por ndryshe nga konstatimi i Ministrisë së Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ne faqen e saj zyrtare raporton se thuajse në të gjitha plazhet shqiptare mungojnë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare. Në këtë faqe janë të listuara të gjitha plazhet e certifikuara dhe në asnjë prej tyre nuk ka roje bregdetare.

Përballë këtij fakti, këshilltarja Leskaj u shpreh se kjo nuk rezulton nga monitorimi i bërë nga ministria.

Share: