Home KRYESORE Skandal në Shkodër, ambulanca nuk ndizet dhe shtyhet me viktimën brenda!

Skandal në Shkodër, ambulanca nuk ndizet dhe shtyhet me viktimën brenda!

Orët e para të ditës së sotme u vra me armë zjarri një mjek në qytetin e Shkodrës. Pas mbërritjes së polcisë, në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulance për të marrë trupin e viktimës, por mjeti ka pësuar një defekt në nisje.

Është dashur ndihma e policëve dhe banorëve për ta shtyrë ambulancëm që të nisej. Raste të tilla tregojnë se në çfarë gjendjeje është reagimi shëndëtësor për ngjarje si kjo e vrasjes së mjekut. Shpeshherë defekt apo vonesat e ambulancave mund të jenë vendimtare për jetën e të plagosurve apo lënduarve.

Kujtojmë se kërkimet për autorin e ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa bëhet me dije se ai është arratisur nga banesa e tij./lapsi.al

Share: