Home KRYESORE Skandali i regjistrimeve sekrete nga studiot e CNN-it: Ja si mashtron televizioni...

Skandali i regjistrimeve sekrete nga studiot e CNN-it: Ja si mashtron televizioni amerikan

0

Rrjeti televiziv amerikan “CNN” duket se do të përballet me ‘telashe të mëdha’ pasi më shumë se 100 orë regjistrime audio nga selia e tij në Atlanta, janë bërë publike nga një organizatë jofitimprurëse e njohur si “Project Veritas”.

Audio-regjistrimet tregonin si rrallë ndonjëherë “shtrembërimin e të dhënave të votimit” gjatë zgjedhjeve dhe paragjykimin kundër republikanëve, raporton “International Buisiness Times”.

Gazetarët e CNN-it mund të dëgjohen duke diskutuar të cilat sondazhe duhet të publikojnë dhe duke përgatitur sulme ndaj armikut të tyre mediatik “Fox News”.

Kasetat u bënë publike të enjten dhe janë regjistruar në vitin 2009 nga një burim anonim.

Projekti “Veritas” është themeluar nga aktivist konservativ James O’Keefe, i cili tha se misioni kishte per qellim të “hetonte dhe të vinte në dukje korrupsionin, pandershmërinë, mashtrimin dhe shkelje të tjera në institucionet publike dhe private si “CNN”.

Mësohet se ata kanë përdorur “gazetarët e fshehtë” për të ekspozuar korrupsionin e dyshuar brenda televizionit të famshëm amerikan.

O’Keefe tha në një intervistë të mërkurën se ” CNN ka një rol shumë të rëndësishëm si arbitër i lajmeve.”/360grade.al

Share:
Reklama juaj