Home KRYESORE Urdhëroi vrasje me pagesë nga burgu, Prokuroria vendos:

Urdhëroi vrasje me pagesë nga burgu, Prokuroria vendos:

Prokuroria ka kërkuar sot burg përjetë për Admir Tafilajn, i cili urdhëronte vrasjet me pagesë nga burgu.

Kështu është dhënë sot pretenca e akuzës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të të ashtuquajturës banda e vrasjeve me pagesë që porositeshin nga burgu.

E ndërsa në seancën e sotme, Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për të dënuarin Admir Tafili, 10 vite burg për Kristi Pinën për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.

Drita Peksanin 35 vite. Alfred Qefalian 27 vite, Fatos Koka 3 vite. Klajdi Shermandhi 21 vite, Elson Merdani 35 vite, si dhe Aleksandër Goran 5 vite.

PRETENCA

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dy burgime të përjetshme dhe 131 vjet burgim të tjera për 10 të pandehur, të akuzuar se kanë pasur role të ndryshme në një grup të strukturuar kriminal, i cili kryente vrasje me pagesë.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga shtetasi Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimet, si më poshtë:

Admir Tafilaj,akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”;

– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Vetëgjyqësi”;

– “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të dënohet me burgim të përjetshëm

 Kristi Pine, akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”

– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;

– “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet me 10 vjet burgim)

 Elson Merdani, akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;

– “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të dënohet me 35 vjet burgim

Dritan Peksani akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”.

            Të dënohet me 35 vjet burgim

        Alfred Qefalia,akuzuar për:

-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”

– “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

Të dënohet me 27 vjet burgim

    Klajdi Shermadhi, akuzuar për

-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

        Të dënohet me 21 vjet burgim

       Aleksandër Gora, akuzuar për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 Të dënohet me 5 vjet burgim

        Fatos Koka, akuzuar për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

       Të dënohet me 3 vjet burgim

     Albano Beqiraj, akuzuar për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Të dënohet me 3 vjet burgim

  Dhimitër Zito, akuzuar për :

– “Moskallzimi i krimit”.

Të dënohet me 2 vjet burgim

Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi./lapsi.al

Share: