Home KRYESORE Vazhdon historia e nuses që helmoi vjehrrën, na flet edhe dhëndri 20...

Vazhdon historia e nuses që helmoi vjehrrën, na flet edhe dhëndri 20 vjeçar

0

Fotot e ciftit qe tregojne moshen dhe jane pasqyre e jetes qe ata duhet te kene bere.

Pak ditë pasi nusja tentoi t’i helmonte nënën duke i hedhur barin e mizave në gotën e kosit dhe akuzave të saj ndaj vjehrrit se e kishte përdhunuar, bashkëshorti i 19-vjeçares Elda Tanushi është kthyer nga Greqia për t’u qëndruar afër prindërve.

Donald Tanushi konfirmon se nuk do t’i rikthehet më kësaj martese dhe se nuk do t’ia falë kurrë nuses tentativën për t’i vrarë nënën. Në një rrëfim për “Panorama”, 20-vjeçari shprehet se martesa mes tyre ishte pas dy-tri takimesh.

Ndonëse asnjëri s’e kishte pëlqyer njëri-tjetrin, nën ndikimin e prindërve, ata kishin vendosur të ndërmerrnin këtë hap. Sipas tij, nusja është detyruar nga babai i saj ta pranonte atë si burrë, pasi ajo donte dikë tjetër.

Madje ai thekson se edhe pas martese, ajo nuk i afrohej, aq sa edhe raportet e tyre seksuale kanë qenë mjaft të ftohta e të rralla. I riu shkon më tej me akuzat ndaj së shoqes, e cila sipas tij për t’i hedhur hi syve, kishte hedhur jod në çarçafë natën e parë.

Që prej atij momenti, Donaldi shprehet se kishte dashur të ndahej nga nusja. Ai ndihet i prerë në besë edhe nga babai i Eldës, i cili sipas tij i kishte dhënë garanci për virgjërinë e së bijës.

“Kur e kuptova, unë i thashë Eldës, por ajo këmbëngulte në të sajën. Më thoshte se ishte e virgjër, por se isha unë ai që nuk merrja vesh… Unë u thashë prindërve se ajo nuk ishte e virgjër dhe se nuk ishte grua për mua. Prindërit diskutuan me xhaxhain e të afërm të tjerë dhe thirrëm njerëzit e nuses për ballafaqim. Ma hodhën fajin mua, edhe prindërit e mi, edhe familja e saj. Thanë që unë s’merrja vesh nga këto gjëra dhe se miqësia duhet të vazhdonte. I vura një gur zemrës dhe dëgjova fjalën e prindërve, edhe pse në vetvete isha i sigurt se ajo femër nuk ishte për mua”, rrëfen 20- vjeçari për gazetën Panorama.

Share:
Reklama juaj