Home KRYESORE Vonesat në drejtësi – Anëtarët pa mandat, Gjykata e Lartë në detyrë...

Vonesat në drejtësi – Anëtarët pa mandat, Gjykata e Lartë në detyrë deri ne zëvendësim

Vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e cila ka parashikuar edhe krijimi i organeve të reja si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka sjellë një ngerç në shumë institucione. Një prej tyre është edhe Gjykata e Lartë, e cila praktikisht ka një numër të lartë anëtarsh të cilëve u ka përfunduar mandati. Por në sqarim të saj kjo gjykatë ka bërë me dije për se pavarësisht përfundimit të mandatit anëtarët do të qëndrojnë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre.

Pesë gjyqtarëve që u ka përfunduar mandati 9 vjeçar si anëtarë të Gjykatës e Lartë, do të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve.

Njoftimi është bërë nga vetë Gjykata e Lartë, e cila i ka bërë me dije publikut për ecurinë e veprimtarisë e saj në kushtet ku ende nuk është krijuar Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të bëjë edhe emërimin e anëtarëve të rinj.

Gjykata e lartë sqaron se gjyqtarëve Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Andi Çeliku, u përfundon mandati në datën 28 korrik 2017.

Për këtë qëllim, në datën 29 qershor 2017, trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9 vjeçar në këtë detyrë, për secilin prej tyre.

Por në në bazë të nenit 139/5 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhës”.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka 14 gjyqtarë nga 19 që parashikon ligji, prej të cilëve 7 u ka përfunduar mandati.

Dhe nëse ata nuk pranojnë të qëndrojnë në detyre deri në zëvendësimin e tyre atëherë mbas 28 korrikut kjo gjykatë do të mbesë me 8 anëtarë nga 19 që parashikon ligji, pra 11 më pak ndërkohë që janë në pritje të gjykimit 18.000 dosje.
/Oranews.tv/

Share: