Home I pakategorizuar 12 arsye pse raca shqiptare eshte race e zgjedhur ne bote.

12 arsye pse raca shqiptare eshte race e zgjedhur ne bote.

0

12 arsye pse raca shqiptare eshte race e zgjedhur dhe ka kafken me te bukur ne bote.
per ata qe nuk dine dhe nuk besojne te kjo race, lexoni pakez nga pakez 12 ceshtje qe te bejne krenar per racen shqiptare. po flas per enen qe nxe trurin ne kohra gjeologjike dhe jo per sekondat rrokopuje e rremuje ne kohrat elektronike.
lexoni me poshte te dashur lexues, dhe mos u merrni me mue, por me te tjeret, une thjesht i kam mbledhur dhe interpretuar ne syrin e inxhinierit.

Lexim te kendshem me respekt, madje te madh per ata qe s’lodhen se lexuari dhe mendjen se ndrituari.

Nga Sazan Guri

8. Duke iu referuar përsëri studiusi antropolog Semino-s, kupton se Gjurma e J2e1 (M102) në hartën europiane tregon një lloj lidhjeje ndërmjet Ilirisë dhe Italisë veriore-qëndrore. Një shpjegim i mundshëm është që J2e1 mund të jetë shpërndarë në Europë nga Ballkani. Disa nga frekuencat më të larta që Semino vërejti për J2e1, ishte Shqipëria (14.3% e popullsisë totale), Italia veriore-qëndrore (9.6%), Greqia (6.5%) Kroacia, etj. Semino e përllogariti datën e mutacionit M102, si rreth 8000 vjet më parë.

Mbi të gjitha, Shqiptarët dhe Kosovarët janë të njëjtët njerëz.

Te studimi ‘Enciklopedia dhe atlasi i gjeografisë ndërkombëtare’ mëson se Frekuencat maksimale të J2e janë ndërmjet Shqiptarëve, disa për E3b1. Këto dy Haplogrupe besohet se kanë jetuar atje para se të vinin Romakët. (J2e% + E3b1a% = 16 + 45 = 61%). Që të dy këto haplogrupe kanë frekuenca maksimale ndër shqiptarë, dhe kjo është një shenjë e dallimit nga sllavët. Në vitin 2000 p.l.k, ka pasur ndikime të ndryshme në trevën e Ballkanit sot dhe askush nuk mund të thotë se ka qenë vetëm një haplogrup.

Nga studiusi tjetër David Levinson te studimi i tij ‘GRUPET ETNIKE…….” mëson se: “Shqipëria përfaqëson një shoqëri etnikisht homogjene. Shqiptarët për shekuj kanë qënë grupi etnik mbizotërues dhe sot përbëjnë më se 95% të popullsisë… Shqiptarët janë parë si një grup i përveçëm etnik. Shqiptarët mund të rrjedhin prej Ilirëve që janë vendosur në këtë truall së paku diku katërmijë vjet më parë.

A nuk të ngjason ky krahasim edhe me kohët e mesjetës apo të sundimit otoman, kur ky popull nuk u përzje, veçse me gjak e ADN shqiptare. Ju kujtojmë këtu, jo vetëm Mirditorët dhe Himariotët, që njihen botërisht, por edhe atë pjesë shqiptare e bashkësisë katolike, por edhe atë pjesë shqiptare me jetesë në kodra e bashkësisë bektashiane, por edhe atë pjesë ‘kaure’ e quajtur nga regjimi sundues, më sakt orthodokse e shpërndarë nëpër qytete, por gjithë trevën e popullsisë me banim nëpër fshatra.

Studimet anthropologjike vërtetojnë qartasi se në trajtim racor të popullit sllav të jugës ka shumë gjak Ilir. Biles, mund të thuhet se e gjithë pjesa perëndimore e Gadishullit ilirik qe përmbledh Kroatët, Dalmatinët, Boshnjakët, Malazezët, Shqiptarët dhe gjysmën e Grekëvet është e populluar prej fisesh që kanë të gjitha tiparet e racës ilirike. Prandaj përbëjnë së bashku një unitet ethnik të shquar mirë. Dhe e kundërta që në gjakun e shqiptarit të vlojë gjak turku, serbi, greku, sllavi bullgari, etj., nuk gjendet. Letrat e botuara prej Pittard-it në studimin “Les Peuples des Balkans” flasin qartas për këtë të vërtetë.

Si p.sh., legjionet e Romës nuk patën kontakte të shumta me popullsinë vëndase. Vetëm ne Dacie u themelua një koloni romane e shumtë në numër, por edhe kjo duhet të jetë larguar q’andej me 271 pas Krishtit, në kohën e Aureljanit, atëhere kur kërcënimi i Gotëvet e kishte bërë të vështirë qëndrimin e saj. Po kështu shpjegohen edhe ato të Bizantit apo të otomanëve apo të sllavëve, që siç na thot Edit Durhami se: pushtuesit kanë kaluar në shqipëri si uji në shpinë të rosës.

Ndaj edhe raca brahicefale, ADN-ja pellazge vazhdoi vertikalisht njësoj drejt ditëve të sotme, si në agimet e racës njerëzore 25,000 vjet më parë. Këtë e verteton dhe antropologjia amerikane sot, që kur morën një kafkë dardane (kosovare, sot) një kafkë arvanitase sot dhe një kafkë fosile e 25,000 vjetëve më parë, vunë re se nuk kishte ndryshim, pra vazhdonte po ajo gjenetikë.

Ndaj, Nikolae Jorga, ky mik i zgjedhur i kombit shqiptar shprehej me bindje se: “rumunët e shqiptarët janë kushërinj të një gjaku”, se e dinte fare mirë, se sa vuajtje kishin këta dy popuj. Ky erudit dhe politikan aktiv në periudhën midis dy lufëtrave, e pat kqyrur Ballkanin si rajonin ku u lind, u përkund dhe u poq “fëmijëria”, i cili me kalimin e kohës do të bëhej “Kontinenti Plak”, ndërsa ballkanasit i cilësonte banorë autentikë të Gadishullit tonë.

Por, ndërmjet popullit Rumun e Shqiptar dhe shteteve të krijuar nga pasardhësit e grekëve dhe të sllavëve, ekzistojnë dallime të mëdha, ndaj thoshte se: këta dy popuj janë popuj të lindur nën një “zodiak të pafat”.

Share: