Aksidentet nga makinat marrin jetën e 22 personave në Korrik e plagosin...

Aksidentet nga makinat marrin jetën e 22 personave në Korrik e plagosin 272 të tjerë!

0

Në muajin Korrik 2017 numërohen 199 aksidente rrugore. Në krahasim me Korrik 2016, numri i aksidenteve është rritur me 7,6 %, njoftoi sot INSTAT. Numri i të aksidentuarve është 272 persona nga 281 që ishte një vit më parë. Në shtatëmujorin e 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të vdekur gjatë muajit Korrik 2017 është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,9 %. Në Korrik, aksidentet rrugore, në 81,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 26,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 17,8 %, në krahasim me një njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatëmujorin e 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë 80,2 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 28,0 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke ulur me 5,5 % me njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Korrik 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 17,2 %.

Ministria e Transporteve në një analizë të posaçme për sigurinë rrugore në vend , pohon se rritja e numrit të mjeteve rrugore pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane, dhe në mungesë të fasiliteteve për këmbësorët dhe çiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugore, dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik.

Vitin e kaluar 719 persona u përfshinë në aksidente të rënda rrugore, kur 269 prej tyre humbën jetën. Ministria e Transportit analizon se aksidentet rrugore me vdekje, në rastet më të shumta kanë ndodhur gjatë ditës, në rrugë të drejtë, të thatë dhe të asfaltuar, si dhe 59,8 % në zonat urbane. Shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve rrugore janë shpejtësia mbi normat e lejuara, tërheqja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit, besimi i krijuar mbas një periudhe 9 vjeçare në drejtim mjeti dhe mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët me mjete me moshë relativisht të madhe./ Monitor

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY