Home KRYESORE Aleati i Bashes del kundër propozimit më të fundit të PD-së

Aleati i Bashes del kundër propozimit më të fundit të PD-së

Votimi i detyrueshëm kundërshtohet edhe nga aleatët e Partisë Demokratike. Artur Roshi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar deklaron se ky propozim do të dëmtonte edhe vetë PD-në.

Aleatët e Partisë Demokratike kundërshtojnë propozimin për voptimin e detyrueshëm.

Në një intervistë për “Channel One”, kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Artur Roshi, tha se një ide e tillë është rikthim drejt shtetit të të fortëve.

“Unë nuk e vlerësoj si një propozim pozitiv dhe besoj se nuk do të gjejë terren për t’u zbatuar e përkrahur nga qytetarët. Bërja e një ligji të tillë besoj se ka të bëjë me zëvendësimin e lirisë me forcën. Është forca e shtetit që detyron qytetarët që të shkojnë të votojnë. Më pas deklarohen njerëzit që nuk kanë votuar.

Roshi shkon edhe më tej, ku thotë se llogari të tilla politike mund të jenë edhe shkak për një humbje më të thellë të Partisë Demokratike, pasi nëse një propozim i tillë vendoset në Kushtetutë, ai shkel të Drejtat e Njeriut.

Roshi: Është liria ajo që mund të çojë qytetarët të votojnë. Politika shqiptare është duke lënguar, pasi nuk po i përmbahet parimeve, por interesave të momentit. Unë them se Partia Demorkatike duhet të dalë nga kjo lëngatë. Këto eksperimente negative që kanë mohuar lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk duhet të funksionojnë dhe nuk duhet të bëhen promotorë.

Ky propozim nuk qëndron, as mbi filozofi politike as mbi të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Do të japë një efekt negativ dhe thems e do ta fusë në një rreth vicioz dhe do garantojë një humbje më të madhe dhe të sigurtë të së djathtës”, shprehet aleati i PD.

Pak ditë më parë nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën zgjedhore të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar.

Por Kushtetua e Shqipërisë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje.

Share: