Home KRYESORE Arrestohen autorët e atentatit te Komuna e Parisit (Emrat)

Arrestohen autorët e atentatit te Komuna e Parisit (Emrat)

Policia e Tiranës arrestoi 4 personat që tentuan të vrisnin Mariglen (Lorenc) Hoxhën në semaforin e Komunës së Parisit, mbrëmjen e së enjtes së 3 korrikut.

Ata ranë në pranga në operacionin e koduar me emrin “Poker”.

Të arrestuarit janë:

– Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

– Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sqaroi se më 3 gusht, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMW X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.

Share: