Home KRYESORE Arrestohet personi qe rrahu gazetarin Elvi Fundo në Tiranë (VIDEO)

Arrestohet personi qe rrahu gazetarin Elvi Fundo në Tiranë (VIDEO)

Raportohet qe një prej personave që goditi me sende të forta gazetarin Elvi Fundo është arrestuar nga policia. I dyshuari sipas policise është Ilir Gjuzi, një 42 vjeçar nga Tirana që tashmë gjendet në qelitë e komisariatit nr.3 të kryeqytetit.

Sigurisht qe mbetet për t’u parë kush është personi tjetër i përfshirë në ngjarje dhe se, pjesa më e vështirë e hetimit është porositësi i dhunës ndaj gazetarit.

Elvi Fundo u rrah nga dy persona në mars të këtij viti, ndërsa ishte duke ecur pranë ish Stacionit të Trenit në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me profesionin e tij si gazetar.

Share: