As nga pellazgët, as nga Ilirët. Shqiptarët kanë ardhur nga Kina. Prof.ass.dr....

As nga pellazgët, as nga Ilirët. Shqiptarët kanë ardhur nga Kina. Prof.ass.dr. Koçi Fosi VS Much Nano

0

Autorë seriozë sot kanë rihapur debatin për prejardhjen e shqiptarëve. Njëri nga studiuesit më të përkushtuar të historisë sonë ka rrëzuar teorinë se ne rrjedhim nga Pellazgët. Dhe autori ka shumë të drejtë.

Të dhënat që mbahen Top Secret fshehin të vërtetën. Shqiptarët janë pasojë e një eksperimenti genetik të realizuar në lashtësi nga alienët, të cilët kanë patur një ishull lundrues në Mesdhe. Kjo bazë, e ndërtuar në formë ishulli, njihet në lashtësi si ishulli Eea, ose në greqishten e lashtë Aiaia. Ky ishull shfaqet edhe në veprën e Homerit “Odisea”.

Sipas Homerit, në “ishull” jetonte shtriga Circea e cila …shndërronte njerëzit në derra! Sipas një hipoteze të diskutuar gjerësisht nga Departameti i Alienologjisë në Universitetin e Kolumbias, ajo që Homeri dinte është pikërisht mutacioni gjenetik që kryhej në atë bazë.

Në rastin e shqiptarëve, alienët kanë kapur një karvan me kinezë që po përshkonin atë që quhej “rruga e mëndafshit”. Në kronikat e kohës përshkruhet si një ngjarje e mistershme zhdukja pa lënë asnjë gjurmë e karvanit. Por më të mistershme ngjarjen e bën zhdukja pa lënë gjurmë e ishullit, i cili , sipas studimit me karbon radioaktiv, rezulton të ketë qëndruar në gji të Vlorës. me një urë në Sazan e tjetrën në Karaburin, ku edhe ka zbritur popullatën e re të krijuar në laborator.

…..

E kam shkruar pak gjatë këtë shkrim që të mos e çosh deri në fund, por të lexosh idiotësitë e mësipërme e t’i bësh teori, siç diskuton teoritë idiote për prejardhjen tonë apo të mamasë së Skënderbeut. Më duhet edhe mua të bëhem i famshëm, siç gjithë ata që pjellin e konsumojnë teori e zhurmë në këtë vend/parrena.com

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY