Home KRYESORE A e dini çfarë ndodh në trupin tuaj nëse pini një lugë...

A e dini çfarë ndodh në trupin tuaj nëse pini një lugë gjelle vaj ulliri?

0

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare. Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Vajin e ullirit mund ta konsumoni në gjellëra e sallatëra, por e dini ç’ndodh nëse pini një lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë:

1.Trajton problemet me tretjen: Vaji i ullirit mund të stimulojë prodhimin e enzimave të lipazës pankreatike që mund të përmirësojnë sistemin tretës. Në rastet e fryrjes, ulcerës, dhimbjeve të stomakut dhe spazmave intestinale, ju mund të merrni një lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër para çdo vakti.

2.Lufton kolesterolin e lartë: Aktiviteti antioksidant i vajit të ullirit ndihmon kundra sëmundjeve koronare dhe kolesterolit të lartë. Studimet kanë treguar se vendet të cilat konsumojnë vaj ulliri në bazë ditore kanë një përqindje më të ulët të pacientëve me anomali të zemrës dhe kolesterolit, në krahasim me ata që përdorin vaj tjetër perimesh.

3.Lufton artritin: Nëse vuani nga artriti, ngrënia e sa më shumë ushqimeve që luftojnë inamacionin natyrshëm, është një nga mënyrat më të dobishme për të lehtësuar simptomat e dhimbshme. Vaji i ullirit mund të ndihmojë kundra dhimbjes dhe inamacionit për shkak të nutrientëve që gjenden në të. Këto përfshijnë acidin oleik dhe antioksidantin oleocanthal./360grade.al

Share:
Reklama juaj