Home KRYESORE GJITHÇKA TIMEN

GJITHÇKA TIMEN

0

Nga Rita Petro

U zhvesha
Nga xhaketa me vata,
Supet m’u ulën paksa.
Nga këpucët me taka,
Thembrat më zbritën
Në tokë.
Nga fustani, këmisha,
Getat
E gjithçka e tepërt
Mbi trup,
Nga unazat, varësja
Vathët
E çdo gjë e florinjtë.
Nga tualeti,
Kurora, karficat,
Flokët m’u derdhën
Mbi shpinë,

Me pakëz ndrojtje
Gjithçka timen
E futa në shtratin tënd.

Share:
Reklama juaj