Home KRYESORE Ja shteti që pranon më shumë azilantë shqiptarë!

Ja shteti që pranon më shumë azilantë shqiptarë!

Vetëm 1 në 32 shqiptarë kanë arritur të përfitojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Raportohet se kanë qenë në total 43,265 kërkesa për azil në vitin 2016 nga të cilat janë pranuar vetëm 1375, ose 3,17%.

Duket se vendi që ka pranuar më shumë azilantë ka qenë Italia, ku 100 shqiptarë nga 225 kanë arritur të përfitojnë azil. Edhe në Francë përqindja e pranimit ka qenë relativisht e lartë, duke u pranuar 750 nga 5330 kërkesa.

Vendi me kërkesat më të shumta për azil ka qenë Gjermania, ku plot 32100 shqiptarë kanë kërkuar azil, por vetëm 170 prej tyre e kanë përfituar.

Me zero shanse për të përtuar azil paraqiten Luksemburgu, Norvegjia, Islanda, Finlanda, Zvicra, Danimarka dhe Spanja. Për më shumë shikoni tabelën e mëposhtme të përpiluar nga revista Monitor.

Share: