Home KRYESORE Mogherini: Vit tensionesh në Ballkan, rajoni prioritet i BE-së

Mogherini: Vit tensionesh në Ballkan, rajoni prioritet i BE-së

“Ballkani është një ndër katër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian”. Kështu është shprehur përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Ambasadorëve të Bashkimit Evropian për vitin 2017.

Mogherini theksoi se “gjatë këtij viti kemi parë tensione në Ballkan, që janë paraqitur në momente të ndryshme dhe në vende të ndryshme”.

Zyrtarja e lartë e BE-së tha se Ballkani është pjesë fizike e BE-së. Ajo shtoi se ky rajon është në Evropë dhe kjo shihet qartas kur kemi të bëjmë me sfida të sigurisë, me rrugët e emigrantëve, kur kemi të bëjmë me investimet ekonomike, e shumë gjëra të tjera”.

Sikurse raporton REL, pasi e përmendi se më 31 gusht do të takohet përsëri me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zonja Mogherini theksoi se BE-ja duhet të “ndërmarrë hapa substancialë përpara për secilin partner tonin në Ballkan në rrugën e tyre kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Share: