Nga emrat e rinj të qeverisë deri te ‘tërmeti’ në administratë, ja...

Nga emrat e rinj të qeverisë deri te ‘tërmeti’ në administratë, ja çfarë pritet të ndodhë…

0

Më 25 gusht, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë, ku do të diskutohet mbi planin katër vjeçar qeverisës.

Bilanci zgjedhor por edhe reforma në administratë do të jenë në fokus të raportimeve të grupeve që janë ngritur nga kryeministri Rama. Konkretisht grupet e punës janë ai për ristrukturimin e Qeverisë, për reformën në administratë, për analizën e zgjedhjeve, për grupin parlamentar dhe për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Mësohet se gjatë punimeve të kësaj Asambleje, Rama pritet që të publikojë dhe emrat e parë të ministrave dhe kreun e Kuvendit, apo dhe kreun e grupit parlamentar socialist.

Nuk dihet nëse Gramoz Ruçi do të pranojë kërkesën e Ramës për të marrë drejtimin e Parlamentit, po cdo gjë duket se do të zyrtarizohet në fund të gushtit, ku edhe për emra në kabinetin e ri qeveritar, do të përcaktohen në bazë të të rezultatit të zgjedhjeve.

Megjithatë, çështja më e rëndësishme që po pritet nga qeveria e re është furtuna në administratë, ku dhe sinjalet e para u dhanë pa hyrë në shtator me largimet nga hipotekat, spitalet dhe tatimet.

Pasi të jetë analizuar raporti i hartuar nga grupi për situatën në administratë do ndërtohet dhe strategjia se si do të procedohet.Gjatë Asamblesë, do hidhen dhe piketat e para të reformave që do nisë PS. /360grade.al/

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY