Home KRYESORE Po me gratë ç’patën? Nga Blerta Haxhiaj

Po me gratë ç’patën? Nga Blerta Haxhiaj

0

Burri vrasës, agresorë të panjohur, meshkuj dhunues, presion fizikë, presion psikologjik apo çfarë duhet më shumë për të kuptuar së siguria e personit është jostabil.

Pak ditë më patë ndodhi sulmi ndaj bashkëshortës së B.Stavileci, pak ditë më vonë vrasja e një gjyqtare (Fildez Hafizi) dhe kushedi se kush vie më vonë. Trupa femërorë përdoren për motive politike, ekonomike, personale dhe individuale.

Jo të rrahesh një grua apo të vrasësh një femër por një agresion i tillë jep dukshëm së diskriminimi gjinor apo statusi që mashkulli shqiptar që i jep femrës është gjithmonë i dorës së fundit, një vegël për përdorim, edhe pse jo radhëherë, një-përdorim.

Sado të përdorim teorite dhe formulimet filozofike aspak nuk na ndihmojnë për të kuptuar problemin real që po ndodh para syve tanë, femra gjithmonë dhunohet qoftë psiko-fizik edhe socio-ekonomik. Siguria është detyrimi i parë i shtetit!

Çfarë imperativi kategorik që në të shumtën e rasteve është hipotetik. Sharl De Gol thoshte “Mbrojtja! Është arësyeja e parë e qënies së Shtetit. Ajo nuk mund të mungojë, përndryshe prishet vet Shteti.”

Kjo kalohet si çështje por ajo që shtrohet më pas është se si një shtetas lëviz lirshmëm i armatosur, feminizmi sado që të jetë aktiv nuk arrinë të përmirësojë gjendjen e vet, duke ikur tematikës gjinore. Mbrojtja e lodhur, individi si kriminel i ardhshëm, koka në torbë.

Pavarësisht platformat solide që konstruktohen në saje të mbrojtes së sigurisë kombëtare të individit dhe mirëqënia e shtetasit nuk e jep gadishmërinë operacionale të saj. Strategjia e mbështetur të vlerat kuturore-historike të popullit shqiptar është tej larg vokacionit European… po me gratë ç’patën!!!

Share:
Reklama juaj