Home KRYESORE Po ktheheshin nga dasma, aksidentohet rëndë çifti!

Po ktheheshin nga dasma, aksidentohet rëndë çifti!

Teksa po ktheheshin nga një dasëm, dy persona, burrë dhe grua janë aksidentuar me motor.

Sipas policisë, shkak është bërë humbja e kontrollit të motorit nga ana e Piro Koci 57 –vjeç, duke rënë kështu në asfalt, pasi po ktheheshin për në Seman.

Të dy janë dërguar në spital, ndërsa më e rëndë paraqitet gjendja e 57-vjeçarit, që është futur në sallën e operacionit.

Gruaja është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Share: