Home KRYESORE Ramës për ambasadorët, reagon PD: I poshtëroi…

Ramës për ambasadorët, reagon PD: I poshtëroi…

Pas fjalimit të Ramës ku kritikoi ashpër amabasadorët dhe la të kuptohej që Ditmir Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Demokratët me anë të deputetit Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm, u shprehën se Rama i poshtëroi ambasadorët dhe pastaj, njësoj si një sulltan, i njoftoi për rritjen e pagave.

Deklarata e Tritan Shehut:

ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET.

Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire.

Kur perdoret ai fjalor ndaj ambasadoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere.

KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET.

Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori!

Dhe te gjithe qendrojne te “gjunjezuar”!!

U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIT EKONOMIK ME JASHTE SI NJE “NOVITET”.

E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi.

Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashteme, i drejtuar atehere nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti.

DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK

 

Share: