Home KRYESORE “Ruajtja e lëndëve të para ushqimore nga firma NERANXI realizon plotësisht sigurinë...

“Ruajtja e lëndëve të para ushqimore nga firma NERANXI realizon plotësisht sigurinë ushqimore të produktit”.

Nga profesor. Dr Abdyl Sinani *

Disa gazetarë apo individe që nuk e njohin fare teknologjine e ruajtjes së produkteve ushqimore, pa përgjegjësi sajojne lajme te cilat mepas botohen edhe ne media. E bëjnë në preteksin se mbrojnë konsumatorin!!!! Për të kuptuar më mirë se si veprohet nga firma NERANXI, nga kontrollet e ushtruara, po e shpjegoj si më poshtë:

Teknikat e konservimit të ushqimeve përdoren nga kjo firmë shërbejnë për të kontrolluar dëmtimin e cilësisë së ushqimeve që vijnë nga insektet,nga shkaqet biologjike/mikrobiologjike apo nga një numër reaksionesh fiziko-kimike, që ndodhin pas vjeljes. Sidoqoftë, prioriteti i çdo procesi konservimi, është minimizimi i mundësisë për lindjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave që helmojnë dhe prishin produktin ushqimor.

Nga pikëpamja mikrobiologjike, konservimi i produkteve ushqimore, nënkupton ekspozimin e mikroorganizmave ndaj një mjedisi të dëmshëm (një apo më shumë faktorëve të papërshtatshëm), me qëllim parandalimin apo ngadalësimin e rritjes së tyre apo shkurtimin e jetëgjatësisë së tyre ,deri në asgjësimin përfundimtar.

Shembuj të faktorëve të tillë janë aciditeti (pH i ulët), kufizimi i përmbajtjes së lagështisë, përgjegjëse për rritjen e mikroorganizmave (d.m.th. reduktim i aktivitetit të ujit), prania e konservuesve, temperaturat e larta, temperaturat e ulëta, kufizimi i përbërësve ushqyes, rrezatimi ultravjollcë dhe rrezatimi jonizues

Fatkeqësisht, mikroorganizmat kanë mekanizma të ndryshëm, që i ndihmojnë t’u rezistojnë efekteve të këtyre faktorëve. Këto mekanizma, të quajtur “mekanizma homeostatikë” veprojnë për të garantuar që parametrat dhe aktivitetet kryesore fiziologjike tek mikroorganizmat, të qëndrojnë relativisht të pandryshuar, bile edhe kur mjedisi përreth qelizës, është i ndryshëm dhe disi i çrregulluar.
Në këtë mënyrë, që të jenë të efektshëm, faktorët e konservimit duhet të kapërcejnë rezistencën homeostatike mikrobiale.

Në rastin e mikroorganizmave vegjetativë, mekanizmat homeostatikë varen nga energjia, sepse qeliza duhet të shpenzojë energji për t’i rezistuar faktorëve: p.sh. për të ripërtërirë përbërësit e dëmtuar dhe për të sintetizuar përbërës të rinj të qelizës, etj.

Në rastin e sporeve, mekanizmat homeostatikë nuk konsumojnë energji, por ato ndërtohen në qelizë, para se t’i ekspozohen faktorëve mjedisorë.

Uji, pH dhe temperatura, janë faktorët më të rëndësishëm, që kontrollojnë ecurinë e ndryshimeve dhe rritjen e mikroorganizmave në produktet ushqimore.

Për realizimin e kesaj detyre Kompania Neranxi disponon magazina me ventilim dhe frigoriferë që të ngadalësojnë veprimtarinë jetësore të tyre.

Është i njohur fakti që qëndrueshmëria mikrobiologjike e produkteve ushqimore, me përmbajtje të reduktuar të ujit, nuk është në funksion të përmbajtjes së përgjithshme të ujit, por i sasisë së ujit, që disponohet për aktivitetet metabolike të organizmave.

Njësia matëse më e përshtatshme e lagështisë së disponueshme, është aktiviteti i ujit, (d.m.th. raporti i presionit të avujve të tretësirës apo produktit ushqimor (p) ndaj presionit të avujve të ujit aw optimal për rritjen e shumicës së mikroorganizmave, është në intervalin 0.99 – 0.98, e pastër (po) në të njëjtën temperaturë, p/po).

Kur një mikroorganizëm ndodhet në një tretësirë ujore të përqendruar, të një analiti me aw të reduktuar, uji ekstraktohet nga citoplazma e qelizës dhe elasticiteti i membranës humbet. Ekuilibri i brendshëm prishet dhe organizmi nuk shumëzohet, por mbetet i pandryshuar, deri në rivendosjen e ekuilibrit.

Mikroorganizmi reagon për të rifituar ujin e humbur, duke grumbulluar të ashtuquajturit “analitë të krahasueshëm” brenda citoplazmës, presioni osmotik i brendshëm duhet të jetë pak më i lartë se ai i tretësirës dhe uji rihyn në qelizë. Presioni në membranën qelizore rivendoset dhe mikroorganizmi vazhdon të rritet.

Në përgjithësi, bakteret më të zakonshme të prishjes së ushqimeve pengohen të zhvillohen në aw rreth 0.97. Staphylococcus aureus është mikroorganizmi patogjen më tolerant ndaj aw dhe mund të rritet në kushte aerobike, në aw 0.86 dhe në kushte anaerobike, në aw 0.91.
Për të realizuar këto detyra shkencore firma ka specialistët teknologë të lartë ushqimorë dhe ambientet e nevoshme frigoriferike.
Së dyti:

Lufta ndaj insekteve është një detyrë sociale aq sa edhe një detyrë për interesat ekonomike e investimeve. Për një konservim të mirë firma i bën kujdes ambientit te përpunimit dhe magazinimit për ruajtjen e higjienës konstante duke hequr pluhurat, merimangat dhe pisllëqet, dhe me një mirëmbajtje të mire të ndërtesës,duke i dezinsektuar me rregullsi dhe zgjedhur makineritë që kanë konstrukt të përshtatshëm për mirëmbajtje sanitare.

Dëmet e shkaktuara drejtpërdrejt nga insektet, shihen nga vrimëzimi i kokrrave, nga heqja e embrionit, nga ndotja dhe nga jashtëqitjet,të cilat nuk duken në fotografinë e gazetarit te cilen e ja ekzaminuar me kujdes. Krimbi që ka fotografuar gazetari është Cappuccio (kapuçi) “Rhizopertha dominica (F.)” dhe nuk ka të bëjë fare me praninë e tyre në bajame.

Larva ne foto, Cappuccio (kapuçi) i drithërave –
“Rhizopertha dominica (F.)”, me ngjyrë të bardhë fildishi është e pajisur me këmbë, ushqehet me pjesën miellore dhe në asnjë rast me bajame, pasi ato janë me lagështi shumë të ulët dhe mjaft të fortë. Në temperatura më të ulëta se 20ºC nuk shumëzohet më, në temperaturën 18ºC ndërpret aktivitetin e saj dhe në 3ºC vdes.

Këto janë kushtet ku ruhen bajamet te firma Neranxi.

Duke e parë në këtë mënyrë arrihet në konkluzion se gazetari ka sajuar nje lajm me qëllim diskreditimi te Kompanise Neranxi.

*keshilltar prane AKU

Share: