Home KRYESORE Rikthimi i vizave nga Hollanda, flet drejtoresha e kufirit: S’kemi asnjë ankesë

Rikthimi i vizave nga Hollanda, flet drejtoresha e kufirit: S’kemi asnjë ankesë

Drejtoresha e Kufirit dhe e Migracionit në Ministrinë e Brendshme tha se nga pala holandeze nuk ka asnjë ankesë për shqiptarët. Kurse në lidhje me krimin, do të ketë bashkëpunim mes policive të dy shteteve. Këtë deklaratë ajo e bëri nga Kakavija ku ka fluks emigrantësh për shkak se pala greke punon me pak sportele.

“Ne nuk kemi asnjë ankesë nga pala holandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë shtet në kuadër të marrëveshjes Shengen”.

Kështu u shpreh drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj, në lidhje mundësinë e rikthimit të vizave për shtetasit shqiptarë nga qeveria holandeze.

Hajnaj thotë se me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Holandë.

E pranishme për një inspektim në doganën e Kakavijës drejtuesja e policisë kufitare garantoi marrjen e masave maksimale për shmangien radhëve në kufi për emigrantët që kthehen në Greqi pas përfundimit të pushimeve.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet stacionit kufitare të Kakavijes kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë rreth 7 mijë e 500 këmbësorë dhe 2 800 automjete./ABCNews

Share: