Home KRYESORE Rrëfimi prekës i Alban Hoxhës, si është të rrisësh një fëmijë vetëm

Rrëfimi prekës i Alban Hoxhës, si është të rrisësh një fëmijë vetëm

0

Të qenit një prind i vetëm në rritjen e fëmijës sigurisht është një rrugëtim i vështirë. Duhet dije, mirëqenie ekonomike, forcë karakteri dhe shumë kohë e vullnet për t’ju përkushtuar fëmijës e për ta përgatitur atë për jetën.

Çdo ditë e jetës së fëmijës përbën një ngjarje të re, ku prindi duhet të jetë gjithmonë gati. Jemi mësuar të shohim zakonisht nëna që i rrisin të vegjlit e tyre të vetme shpesh duke punuar disa punë për t’u përmbushur atyre çdo nevojë, transmeton klan.tv.

Kështu kishte qenë e shkruar, që bashkëshortja e Albanit, Doriana, me të cilën ishte lidhur që i fare i ri, të merrte frymën e saj të fundit për shkak të një komplikimi shëndetësor, disa ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Albanit ajo i la pas një dashuri të madhe, një pjesë të sajën, një krijesë te cilës ai do i dedikonte jetën në vazhdim. Sot pas dy viteve, Albani ka ditur të rigjejë forcën e të pranojë fatin e tij të trishtë me Dorianën, por edhe bekimin e tij, Bekon e vogël e të jetë një prind i mirë për të.

Albani ka arritur të përjetojë ndjenjën më të madhe të dashurisë përmes të birit. Ditët kalojnë, por vëmendja nuk shkëputet asnjëherë prej djalit i cili duket se ka trashëguar cilësitë më të mira të dy prindërve. Portieri i njohur na fton në fushën ku stërvitet çdo ditë në Petrelë, teksa ndan me çiltërsi dhe emocion rrugëtimin e tij jetësor deri tani, ëndrrat që ai thur për të ardhmen e Bekos dhe jetës së tyre bashkë në vazhdimësi.
Pavarësisht se nuk e kishte menduar të qenit vetëm në prindërimin e Bekos, fati kështu deshi për të dhe Albani e ka pranuar këtë tashmë. Ai tregon për atë dashurinë dhe dëshirën e madhe që kishte që herët për t’u bërë baba, pritjen e ëmbël të Bekos nga të dy bashkëshortët. Edhe pse gjendet në çdo moment dhe përpiqet të jetë prezent në jetën e djalit, përkushtimi në futboll, stërvitjet, ndeshjet dhe angazhimet me ekipin nuk ja lejojnë që Albani të merret 100% të kohës me djalin.

Fatmirësisht, nëna e Albanit është një ndihmesë e paçmuar në rritjen e nipit, ardhja në jetë e të cilit e ka gjallëruar dhe lumturuar. Të qenit një lojtar shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm i futbollit shqiptar dhe i angazhuar maksimalisht në këtë pjesë, nuk e ka penguar Alban Hoxhën të jetë një baba i mirë. Ai arrin të menaxhojë kohën që t’i përkushtohet profesionit dhe ta rrisë të birin siç duhet, duke synuar vazhdimisht më të mirën për të./360grade.al

Share:
Reklama juaj