Home KRYESORE Shpërthen aktori i famshëm: O ju kafshë që nuk e doni vendin...

Shpërthen aktori i famshëm: O ju kafshë që nuk e doni vendin tuaj, mjaft më!

Kohët e fundit i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga flakët e shumta, të cilat kanë dëmtuar dukshëm pyje e zona të banuara.

Shkak kanë qenë kryesisht temperaturat e larta që arritën mbi 40 gradë celsius, por jo në pak raste, shkak ka qenë dora e njeriut. Pikërisht këtyre njerëzve i drejtohet me zemërim aktori i mirënjohur, Florjan Binaj. Nëpërmjet një statusi në Instagram, ai shfryn gjithë mllefin për këta njerëz, që për lojë vënë zjarr, pa marrë parasysh dëmet e tmerrshme që shkaktojnë:

“MJAFT!!!O ju banorë të padenjë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj…T’ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju…Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!

Nëse nuk doni tia dini as për pyje, as për kodra, as për florën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmendurisë tuaj…MJAFT!” përfundon aktori.

Thirrjes së Binaj i bashkohet edhe këngëtarja e famshme e muzikës shqiptare, Irma Libohova e cila shkruan:

“Ta kam marrë këtë foto me gjithë komentin tënd. Kam 5 ditë rresht shkoj e vij në Kosovë dhe zjarri nuk ndalet. Tmerr,gjynah!A e doni vendin tuaj ju që s latë mal pa e përcëlluar?!!Fatkeqësi!”/dritare.net

Share: