Siguria ushqimore dhe qytetaria e përgjegjshme! Rasti Lahi dhe Kompania Neranxi!

Siguria ushqimore dhe qytetaria e përgjegjshme! Rasti Lahi dhe Kompania Neranxi!

0

Nga Artur Nura

Se fundi ka patur me te drejte një shqetësim publik për sigurinë ushqimore ne Shqipëri ku padyshim ne gjera dhe elemente te caktuar, shteti ka përgjegjësinë te ndërhyje dhe te verifikoje.

Qytetare te ndryshëm kur shohin shkelje te standardeve ushqimore duhet patjetër te denoncojnë sepse nuk mbrojnë vetëm shëndetin e tyre por edhe te tjerëve, te treteve! Ky veprim është një përgjegjësi minimale qytetare dhe reagimi i institucioneve shtetërore është detyrim.

Ata, qytetaret ne veten e pare mund te denoncojnë ku te munden ne rrjete sociale ose institucionet perkatese shtetërore dhe sigurisht duket te ruajnë përgjegjësinë individuale qytetare ndaj çdo denoncimi dhe ti shkojnë deri ne fund te drejtës se tyre.

Ata, te tretet qe marrin përgjegjësinë për te përcjelle ne publik shqetësimin qytetar individual, kryesisht gazetaret, por edhe individë, apo organizata jo fitimprurëse, duhet te kujdesen për profesionalizmin dhe përgjegjësinë qe marrin persiper!

Nje qytetar, për arsye te kuptueshme, edhe mund te mos I njohe këto elemente te domosdoshëm papërgjegjshmërie, pse jo edhe ligjore, por një gazetar, jurist, pedagog sigurisht para se te marre persiper një përgjegjësi publike, duhet patjetër ti konsideroje këto për te mos dëmtuar me pa te drejte te tretet, ne rastin konkret biznese te cilat investojnë pune dhe para për te ndërtuar emrin e mire te kompanive te tyre!

Denoncimet e kolegut Rezart Lahi dhe reagimet e kompanive private!

Kolegu Rezart Lahi se fundi ka marre persiper sensibilizimin e opinionit publik dhe institucioneve shtetërore ne raport me sigurinë ushqimore ne Shqipëri, dhe për këtë duhet uruar për mbarësi dhe parimisht komplimentuar për iniciativën.

Pse jo, duhet ta ndjekin dhe mbështesin edhe te tjerë individë dhe organizata qe kane ekspertizën e duhur ne këtë leme, për te mos lejuar gabime te cilat ne vend qe te bejne punën e duhur dhe demtojne kauzën qytetare, por edhe te tjerët. Ne këtë rast, biznese te caktuara, diku ndoshta me te drejte dhe diku sigurisht pa te drejte!

Kolegu Lahi pranon denoncime te miqve te tij dhe i publikon ato ne murin e tij ne rrjetin social te Facebook-ut për te senbilizuar individë te tjerë dhe institucionet shtetërore te reagojnë.

Deri këtu shume mire, por, nga ana tjetër, Rezarti nuk bën asnjë verifikim dhe parimisht thotë qe muri i tij ne Facebook (dihet botërisht qe Facebook është Media me e fuqishme ne mbare boten) është hapësire private me miq!

Kjo është krejtësisht e gabuar dhe e pamenduar fare! Rrjeti sociali i Facebook është dritarja me informative ne Shqipëri dhe ne mbare boten, ndaj nevojitet përgjegjshmëri qytetare dhe ne rastin kur merr persiper interesa te te tretëve, te paktën te konsiderohet profesionalizmi gazetaresk, pse jo edhe ekspertiza e duhur.

Vepruar ndryshe, sigurisht qe veprohet gabim dhe ndoshta rrezikon te humbësh Kauzën dhe ne vend qe ti nxitesh qytetaret për denoncime, i frenon ata me rezultatet e punës tende!

Denoncimi i mikut te Rezartit dhe Kompania Neranxi

Ne njërin prej këtyre denoncimeve te një mikut te tij qe ka bere Rezarti, kam komentuar edhe unë duke kërkuar përgjegjshmëri qytetare dhe profesionale për rastin, meqë aty u përmenden edhe Kompani shume te njohura private ne Shqipëri.

Rezarti mu përgjigj publikisht qe ajo qe bën është një veprim privat dhe se nuk ishte gazetari. Nese unë doja, apo te tjerët si unë, mund te bënim gazetari me rastin! Dhe, parimisht me këtë shkrim publik, modestisht atë po bej!

Problemi është qe kur përmend një emër, për shembull Kompania Neranxi siç ishte rasti qe po flasim dhe qe edhe qytetari me i fundit e di qe shpenzon pune edhe para për emrin e mire te ndërtuar ne treg, padyshim qe duhet te jesh i kujdeshem dhe te ruash disa kufij etike, nuk po përmend termin profesional!

Miku I Rezartit tregonte për bajame tek te cilat kishte gjetur krimba dhe se i paska kthyer te dyqani ne Neranxi ne Durrës dhe se shitësja atje I paska pranuar ato dhe ri-hedhur tek frutat e thata!

Vetëm treguar kështu, sigurisht edhe gazetari me me pak eksperience nuk duhet ta kishte konsideruar për publikim dhe pse jo, nëse kish mundësi te verifikonte sado pak dhe pastaj te mendonte per ta publikuar. Ose ne me te miren e rastit te kishte denocuar tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe ata ta verifikonin rastin.

Personalisht nuk e fsheh simpatinë qe kam për drejtuesin e kësaj Kompanie shume te njohur, Nikollaq Neranxin si politikan, aktivist dhe biznesmen, por edhe pa këtë, një opinion te tille racional ta përforcon edhe fakti qe edhe fotot te cilat vinin ne vëmendje te publikut, me pas edhe te disa portaleve, nuk e demonstronin këtë gjë, përkatësinë e kompanisë, askund dhe, mund te ishin bere kudo, bile edhe ne Indi, Etiopi, e tjera vende!

Ne fund te fundit, pas gjithë kësaj duket qarte qe ajo qe mbetet, është demi publik qe ju be ne mënyre te pa argumentuar Kompanisë ne fjale dhe se kështu nuk u ndihmua aspak vullneti qytetar për te denoncuar raste te vërteta. Ne qofsha I gabuar koha do e tregoje!

Reagimet e Kompanive te përmendura nga këto denoncime te Rezartit

Sigurisht qe do kish reagime nga kompanitë private te paramenduara ne këto denoncime dhe, Rezarti na beri me dije se kish patur dy telefonata nga dy tregtare, njeri kish komunikuar me te qytetarisht dhe tjetri, sipas Rezartit jo serioz, e kish kercenuar dhe, ky fakti i fundit, sigurisht qe beri Lajmin!

Ne një analize te thjeshte, dy reagimet mund te lexohen ne mënyra te ndryshme! Por, ne menyren me sempliciste, mund te arsyetosh qe tregtari I “qytetëruar” mund te jete ndjere fajtor për realitetin e tij te produkteve dhe, tjetri tregtar i dëmtuar me pa te drejte me produktet e tij tek te cilat është investuar shume!

Sigurisht dua ta them me germa te mëdha QE ÇDO KËRCENIM KUNDREJT ÇDOKUJT ËSHTË I DENUESHEM, por edhe demet qe u krijohen disave me pa te drejte, nuk mund te komplimentohen kurrsesi.

Nuk do ishte keq, nëse vërtete ka ndodhur kërcënimi Rezarti ta çoje ne institucionin përkates dhe te marre dënimin e duhur, por kjo gjë do analize ligjore qe i tejkalon kompetencat e gazetarit dhe mua me pëlqen ti ruaj kufijtë etike dhe profesional dhe te mos flasë kuturu!

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY