Home KRYESORE Sikur edhe dielli do të kishte ardhur nga Stambolli, nuk e dua...

Sikur edhe dielli do të kishte ardhur nga Stambolli, nuk e dua as diellin!

0

Nga Artin SPAHIU

Kish reaguar Hadi Osmani kundër statusit tim, në të cilin status kisha kritikuar shqiptarët që sot me krenari deklarohen LSDM dhe marrin funksione, po me krenari, nga LSDM-ja

Po pse, çfarë e dogji atë?

Me thënë të drejtën, as që e njoh dhe jam lodhur t’a njoh, por emrin e tij e kam dëgjuar vetëm atëherë kur deshi të del deputet i diasporës, apo më duket mua, dhe pasi nuk gjeti mbështetjen nga shqiptarët paska shkuar me LSDM-në. Po nejse është e drejta e tij, por unë dua t’a pyes një pyetje dhe t’i përgjigjem një konstatimi shumë mjeran të tij:

A vërtet aq shumë është i indoktrinuar nga zaevizmi Hadiu, saqë mendon se nuk ka shqiptarë në Maqedoninë lindore? Nëse mendon vërtet kështu, atëherë kjo është trishtuese dhe na ruaj Zot nga shqiptarë të këtillë.

Ndërsa konstatimit tuaj se unê si kandidat për deputet në Strumicën tuaj kam marrë 2 vota-edhe pse nuk është e vërtetë- dhe paskam humbur nga LSDM-ja në Dibër, unë do i përgjigjem shumë shkurt:

Po Hadi po,në Strumicën e Zaevit dhe tënden ne konkuruam dhe të vetëdishëm se nuk do fitojmë, por si partia e vetme që ka shpirt shqiptar, deshëm që të dëgjojmë zërin dhe të jemi zëri i të gjithë atyre shqiptarëve, pse jo edhe komuniteteve tjera pakicë të diskriminuar rëndë nga politikat e partisë tënde dhe partisë të ndonjë shqiptari si ty-VMRO-DPMNE-së. Ndërsa sa i përket rezultateve në Dibër, ku LSDM avancoi shumë pak, pikërisht kjo mua më brengos.

Gjersa ne si BDI në Strumicë, ku sipas teje nuk ka shqiptarë, morrëm 87 vota dhe këtë që të gjitha i dimë me emër e mbiemër, nga të cilët gjithë shqiptarë dhe komunitete tjera dhe asnjë maqedon, ndërsa në Dibrën time njerëz të mendësisë tuaj e votuan LSDM-në. Me të vërtetë kjo situatë mua më bën që të turpërohem me disa bashkëkombas të mi! Me ata që si butakë u nënshtruan një manipulimi idiot, që edhe pse janë pjesëtarë të një kombi të lashtë me traditë,siç janê shqiptarêt, të biejnë nën nivelin e një shoqërie të pa identifikuar akoma veten.

Në fund, për Hadiun dhe tjerët si ai, unë dua ta mbyll këtë reagim me thënien e një patrioti dibran që ka luftuar kundër Perandorisë Osmane dhe Sërbe, Gjeneral Elez Izufi :

Sikur edhe dielli do të kishte ardhur nga Stambolli, nuk e dua as diellin!

/maqedoniashqiptare.com

Share:
Reklama juaj