Termeti qe po na shkaterron? Ikja e shqiptareve me te mire!

Termeti qe po na shkaterron? Ikja e shqiptareve me te mire!

0

Nga Zef Bushati

” Tërmeti ” po kërcenon seriozisht mjeksine, shendetesine publike shqiptare, po troket me force duke paralajmeruar dite akoma me te veshtira per qytetaret shqiptare. Mjeket, ndihmes mjeket, infermieret, laborantet, po ikin, po e braktisin Shqiperine. Ata po i rremben Gjermania dhe emigracioni. Ata po largohen per nje jete me te mire, duke lene mjaft spitale ne qytete te ndryshme te vendit, pa mjek specialiste, pa kirurge, kardiologe, anestezist, okulist, urolog, etj.

Ne kohen e diktatures komuniste mjeket shihesh si shpetimtaret e jetes dhe te shendetit te njeriut. Te gjithe kishin respekt, secili perpiqej qe ta shprehte konsideraten ne formen e tij, fshatari i jepte disa kokrra veze, qytetari i qeraste me nje gote birre. Sot figuren e mjekut e kane denigruar duke i dhene imazhin e hajdutit qe i rrjep leket hallexhinjeve, ne ndonje rast edhe ate te kriminelit qe u merr jeten te semureve.

Mjeket paguhen shume pak. Nje drejtor ne administraten publike paguhet mbi 800-900 mije leke te vjetra, ndersa nje mjek 400 mije lek dhe i duhet te mbaje familjen, te dergoje femijet ne shkolle, te paguaje edhe taksat e tatimet qe rriten cdo dite. Mjeksia ka shume probleme, por qytetaret jane te paret qe ndeshen me keto veshtiresi.

Jane qytetaret e fshataret qe vuajne cdo pasoje, jane ata qe shpenzojne me te padrejte miliona lek duke blere ilace, mjete, duke paguar per cdo sherbim qe kryhet ndaj pacientit. Kjo gjendje duhet te ndryshoje. Pagesat e mjekeve dhe personelit shendetesor duhet te dyfishohen. Me mire nje rruge me pak dhe 10 jete njerezish me shume.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY