Home KRYESORE Terrorizon të dashurën e djalit, nuk e lejonte të bashkëjetonte me të...

Terrorizon të dashurën e djalit, nuk e lejonte të bashkëjetonte me të birin

0

Një vajzë e re në Tiranë ka denoncuar në polici nënën e të dashurit të saj, duke e akuzuar se ka ushtruar presion ndaj saj.

Gjatë ditës së djeshme u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasen SH.A., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.

20-vjeçarja G.S., tha në polici se gruaja ka ushtruar presion ndaj saj për të mos bashkëjetuar me djalin, me të cilin ajo ishte e lidhur.

E reja ka thënë se 49-vjeçarja ia kishte kthyer jetën në makth, pasi ushtronte presion ndaj saj duke i thënë se do e pësonte nëse nuk hiqte dorë nga i biri.

Pas denoncimit, ndaj 20-vjeçares u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Ndaj të dyshuarës materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./lapsi.al

Share:
Reklama juaj