Home KRYESORE Timonieri dhe zjarri! Nga Nevila Xhindi

Timonieri dhe zjarri! Nga Nevila Xhindi

Ndërsa qyteti priste takimin partiak të Timonierit Kryeministër dhe bisedën gju më gju me popullin dhe hu më hu me administratën, Pylli i lartë në malin përballë digjej, nxirrte flakë e tym, ashtu si Zjarri i perendisë di e bën…se ky vend s’ka zot!

Një verë e nxehtë si kjo kish vite pa e përqafuar Shqipërinë, si për tu kujtuar shqiptarëve që jo vetëm politika e këtij viti ishte e nxehtë e do cfilitë jetën e tyre edhe për katër vite të tjerë, por se ka halle mbi halle dhe perendia të dënon e nuk të merr leje, dhe Ajo as nuk blihet e as nuk shitet…pale të futet në kuti, e të manipulohet.

Më të shqetësuarit e kësaj vere janë :

Administrata nga takimet e Timonierit, në pritje të ultimatumit të rradhës prej 24 orësh …dhe Pyjet nga frika e flakëve të gjata të zjarrit…
Kush më shpejt prej tyre ta ketë rrallën vallë? Administrata vs pylli! Beteja e verës shqiptare. Të dyja pa zot, por të nënshtruara nga Timonieri dhe Zjarri.

Pylli në malin përballë vazhdon e digjet i tëri…zjarri rrëmben drurët pa i përzgjedhur dhe era merr me vete tym e flakë. Ajri i shkrumtë mbush qytetin e takimit të Timonierit, ku drejtorë e punonjës të administratës presin të shkarkohen me “dorëheqje”!

Uff…kjo verë, mes Zjarrit të çmendur dhe Timonierin të çmendur shëtitës…ku vlon një zjarr e ku shuan një tjetër!

Zjarri dhe Timonieri funksionojnë njësoj: pa ligje!Gjyq publik për të tërë, ku të gjithë duhet të jenë prezent, njerëz e drurë, të pafuqishëm të ndërhyjnë, të ndryshojnë situatën.

Zjarri dhe Timonieri nuk ndalen! Arsye nuk kanë!Njerëzia desh një Timonier, e mori! Nuk u mendua për votën që hodhi në kuti. Tani e ka rrallën ai të drejtojë apo të shtypë …ndërsa Pylli krejt vetmitar, digjet duke rënkuar… nuk ka kush mendon për të….

Timonieri dhe zjarri do përvëlojnë këdo dhe kudo këtë verë, do i djegin të gjithë njëlloj: si lisin e lartë/ drejtor i madh – si shkurret/ punonjësit e thjeshtë…përzhitje pa gjyq ashtu siç Zjarri dhe Timonieri kishin paralajmëruar do bëjnë!

Share: