Home KRYESORE Tiranë, shihni çfarë i bëjnë këtij të moshuari Policia Bashkiake (VIDEO)

Tiranë, shihni çfarë i bëjnë këtij të moshuari Policia Bashkiake (VIDEO)

Policia Bashkiake e Tiranës vazhdon “me sukses” spastrimin e rrugëve të kryeqytetit nga shitësit e vegjël që dalin për të nxjerrë bukën e gojës.

Të shumta janë denoncimet që nga qytetarët të cilët nxjerrin në pah veprimet e policëve bashkiakë. Në rastin konkret një qytetar ka filmuar një polic të bashkisë së Tiranës, i cili ka hedhur përtokë me shqelma manaferrat dhe fiqtë që ai shiste në rrugë.

Denoncimi per Jeta Osh qef:

“Përshëndetje JOQ! Policia Bashkiake ja hodhi në tokë, i ra me shqelm te Shkolla e Baletit. E ndihmuam të mblidhte fiqtë, por manaferrat i fshiu me fshesë se nuk i mblidhte dot. Ça të bënte më? I hoqi kafshatën e gojës dhe i bërtiste pse del këtu, kështu e doni ju se s’merrni vesh! S’kishte pamje më të dhimbshme se sa ta shikoje kur i fshinte manaferrat me fshesë dhe i hodhi. Rri gjithë ditën në këtë diell t’i shesë për një lek dhe në fund të ditës i shet a jo dhe këta ja hedhin me shqelm. Se fundja s’kishte çfarë t’i sekuestronte, 1 kuti me fiq e një kovë manaferra kishte. Polici sa më pa që po e filmoja i tha kolegut dhe u larguan”, përfundoi qytetari.

Share: