Home KRYESORE Tony Blair vizitë blic në Shqipëri, çfarë diskutoi me Ramën dje në...

Tony Blair vizitë blic në Shqipëri, çfarë diskutoi me Ramën dje në Durrës (FOTO)

Një vizitë blic, e paparalajmëruar dhe sekrete ka qenë dje ajo e ish-kryeministrit  britanik Tony Blair në Shqipëri. Blair ka raportohet qe ka qëndruar në vendin tonë për rreth dy orë dhe arsyeja ka qenë një takim me kryeministrin Edi Rama në Durrës.

“Shuplaka” mëson se ditën e djeshme, ish-kryeministrit britanik  bashkë më gruan e tij dhe disa shoqërues  kanë  mbërritur në aeropotin e Rinasit me avion privat. Ulja në pistën e Rinasit është bërë në orën në 12:30 të mesditës së djeshme.

Sipas informaciove, shoqëruesit Tony Blair i ka lënë në Rinas dhe në orën 13:00 është nisur drejt Durrësit për t’u takuar me Ramën.

I veshur casual me “blue jeans”, ai ka udhëtuar bashkë me një femër që mund të ketë qenë gruaja e tij ose asistentja, me një makinë drejt Durrësit.

Pasi ka mbërritur në këtë qytet, Blair është takuar më kryeministrin në vilën qeveritare ku mësohet se ka qëndruar vetëm një orë dhe është nisur përsëri drejt Rinasit.

Sipas burimit të “Shuplakës “ ish- kryeministri britanik është takuar me Ramën për të marrë paratë e kontratës të nënshtruar me shtetin shqiptar për konsulencë. Më pas Blair ka flururuar përsëri nga Rinasi në orën 14:30 me charter privat.

Nuk dihet pse kjo vizitë është mbajtur larg vëmendjes së mediave, pasi Blair nuk është një njeri i zakonshëm.

Ç’të ketë diskutuar ish-kryeministri britanik për rreth një orë me Edi Ramën në Durrës? Të ketë pasur ende nevojë kryeministri Rama për konsulencë sesi të qeverisë në katër vitet e ardhshme?! A thua që ky takim të ketë lidhje me kontratën apo me mendimin për krijimin e kabitetit të ri qeveritar?

Theksojmë që për konsulencë, në kontratën që Rama ka bërë me Tony Blair është theksuar se kjo ishte një kontratë pa kosto e cila subvecionohej nga shteti i Katarit, me vlerë 4 milionë e gjysmë euro. Sipas saj shteti shqiptar nuk paguante asnjë lekë pasi u quajt “kontratë pa kosto”.   (Shuplaka)

Share: