Home KRYESORE Tritan Shehu per vizat: Situata mund të përkeqësohet, qeveria po mundohet ta...

Tritan Shehu per vizat: Situata mund të përkeqësohet, qeveria po mundohet ta fshehë rrezikun

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërcënimin e Holandës për të rikthyer Shqipërisë vizat e quan alarmant, dhe për këtë ai fajëson qeverinë e Edi Rames e cila sipas tij vazhdon të mbajë qëndrim indiferent.

Duke folur për shanset që ekzistojnë që Shqipërisë ti rikthehen vizat, në një intervistë për gazetën “Shekulli” ai thotë se teorikisht një masë e tillë është e mundur.

Shqetësimi i shprehur në raportin e autoriteteve holandeze thotë Shehu ekziston prej kohësh, dhe ai paralajmëron se situata mund të përkeqësohet më shumë nëse nuk merren masa drastike nga qeveria shqiptare.

Share: