Home KRYESORE ‘Unë paskam tentuar të helmoja at Nikolla Markun kur isha fëmijë 12...

‘Unë paskam tentuar të helmoja at Nikolla Markun kur isha fëmijë 12 vjeç?! Ja e vërteta ime’

0

Djali 22-vjeçar, që u përfol nga at Nikolla Marku për helmimin e tij, sqaron të vërtetën e asaj historie, sipas tij të sajuar dhe shpifëse: Ja çfarë thotë ai në një intervistë eskluzive për infoelbasani:

“Ka disa ditë që në mediat online po qarkullon një shkrim i cili bën haludime për një tentativë helmimi të z. Nikolla Marku, person i cili ka uzurpuar kishën “Lindja e Hyjlindëses” në lagjen Kala të Elbasanit si dhe flitet për një konspiracion botëror për t’i marrë kishën këtij personi.

Së fundi dëgjova një intervistë në të cilën ky zotëri shpifte për mua në mënyrën më të turpshmem me gënjeshtra, fyerje dhe ofendime të cilat nuk mund t’i lë të shkojnë në heshtje dhe jam i detyruar t’u jap një përgjgje.

Në këtë intervistë tek Radio Kontakt, Nikolla Marku me përmendte me emër Dhimitër (Inxhi) Brisku duke shpifur në mënyrë të turpshme sikur qenkam pagëzuar, mësuar dhe qëndruar për vite me rradhë pranë këtij personi në kishën Shën Maria dhe pas një përpjekje të dështuar për ta helmuar në moshën 12-vjeçare qenkam larguar nga aty.

Doja të sqaroja të gjithë ata që mund të kenë ndonjë paqartësi që unë kam lindur, jam rritur dhe jetoj në lagjen Kala të Elbasanit, lagje në cilën ka dhe origjinën shumë të hershme familja ime.

Në të vërtetë gjatë fëmijërisë kam shkuar bashkë me moshatarë të tjerë tek kisha “Lindja e Hyjlindesës” në Kala pasi në atë periudhë as unë dhe asnjë nga fëmijët e tjerë që shkonim në kishë nuk kishim njohuritë e duhura teologjike për të kuptuar që personi në fjalë nuk ishte prift kanonik dhe se shërbesa e tij nuk ishte e rregullt.

Gjithsesi dua të theksoj se lavdi Perëndisë, unë nuk jam pagëzuar nga personi në fjalë, por jam pagëzuar në 26 tetor 1996 nga klerikët kanonikë të ndjerët atë Lefter Shqau dhe (asokohe dhiakon) atë Joan Gjica me të cilët kemi pasur miqësi familjare, si dhe pritur në duar nga nuna znj. Afrovita Nikolla, sic mund lehtësisht të vërtetohet nga çertifikata e pagëzimit.

Megjithatë është e vërtetë që deri në moshën 12 vjeç kam shkuar në kishën e Kalasë duke ndjekur më zell ato “shërbesa” që bëheshin atje.

Në këtë periudhë rashë në kontakt me klerikë kanonikë dhe theologë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët më sqaruan për pozicionin e Nikolla Markut duke më bindur që të largohesha përfundimisht nga aty dhe duke shkuar rregullisht prej asokohe në kishën orthodhokse Shën Nikolla, Elbasan. Pashka e atij viti mund të ketë qene hera e fundit që kam shkelur në kishën Lindja e Hyjlindëses në Elbasan.

Image

Tani vjen pjesa qesharake e intervistës e ciIa u ngjan skenarëve të filmave të regjimit ateist, tentativa për helmim me verë të Nikolla Markut nga ana ime.

Së pari duke qenë se vetë pohon që kam qenë 12 vjec nuk mund të ketë ndodhur 5­6 por 10 vjet me pare sepse tani jam 22 vjeç( datëlindja 12 shtator 1995), kjo pjese është vërtetë qesharake, për arsye sepse së pari deklaroj me bindje dhe përgjegjesi që nuk I kam thënë kurrë personit në fjalë që unë kam dashur të të helmoj, aq më tepër cili njeri me sadopak logjikë thotë se ka tentuar të më helmojë një fëmijë 12 vjeç.

Në anë tjetër ngre pyetjen përse ky person në periudhën që i paskam bërë një rrëfim të tillë nuk kontaktoi së pari familjen time, të cilët mbanin dhe përgjegjësi penale për mua në atë moshë, më pas mund të referonte ngjarjen tek organet kompetente.

Sigurisht ka vetëm një shpjegim përse nuk I ndërmori këto veprime sepse nuk i kam bërë kurre një pohim të tillë dhe ai SHPIF.

Qëllimi i tij është vetëm tërheqja e vëmendjes tani që përralla e tij nuk besohet më dhe nxirja e veprës madhështore të Krypeshkopit Anastas për ringjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në rast se herët e tjera ka gjetur instrumenta të gabuara për të shpifur kesaj rradhe më një tentativë helmimi nga një fëmijë 12 vjeçar, u bë qesharak.

Ndjej për detyrë që të sqaroj dhe ngjarjen e së premtes e cila solli që Nikolla Marku të “kujtohej” për tentativën e helmimit që i kisha bërë në moshën 12- vjeçare. Ditën e premte pati një vizitë nga arkimandrit Ilarioni, pjesë e episkopatës së hirshme të Rashkës dhe Prizrenit( Kosoves) i shoqeruar nga një murg me origjinë amerikane bindës i atit në fjalë, bashkë me një grup adoleshentësh me etni serbe nga Kosova. Me të dy klerikët kam miqësi personale që nga disa udhëtime shpirtërore në manastiret e tyre. Qëllimi i kësaj vizite ishtë njohja, dialogu, komunikimi mes të rinjve shqiptarë dhe serbë. Ky është dhe një nga parakushtet për integrimin e rajonit në BE ndërtimi i urave të komunikimit, ndërlidhja dhe bashkëpunimi me fqinjët.

Mund të themi që për këtë klerikët dhe murgjërit e episkopatës së Rashkës dhe Prizrenit(Kosovës) dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kanë bërë shumë më tepër së politikanët e të gjitha niveleve në të dyja vendet dhe se kjo vizitë ishte në këtë kuadër. Për shkak të miqësisë personale me kleriket e sipërpermendur si dhe njohjes së gjuhës serbe pata nderin ta shoqëroja grupin gjatë vizitës në qytetin e Elbasanit. Pas vizitës që bëmë në kishën e Shën Nikollës si dhe bazilikën paleokristi. Infoelbasani.al

Share:
Reklama juaj