Home KRYESORE Video/ Shihni ndjekjen në det të gomones me 2.2 ton hashash

Video/ Shihni ndjekjen në det të gomones me 2.2 ton hashash

Mediat italiane publikuan videon e operacionit “Triton” gjatë të cilit Guardia Di Finanza arrestoi dy trafikantë shqiptarë dhe sekuestroi 2.2 ton hashash. Operacioni u finalizua në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë të Malit të Zi. Trafikantët e kishin ngarkuar drogën në një gomone me motorë të fuqishëm.

Kur u pikasën nga Guardia Di Finanza, ata nisën ta hidhnin drogën në det, me qëllim që të lehtësonin gomonen.

Megjithatë nuk mundën t’i shmangen arrestimit. Dy shqiptarët B.B 42 vjeç dhe J.H 31 vjeç, që të dy nga Vlora, u prangosën në Vieste, pranë Foggias. Guardia Di Finanza mblodhi në det 110 pako me drogë, me peshë totale 2.261 kilogram. Përllogaritet që kjo sasi do t’u sillte  20 milionë euro të ardhura trafikantëve,  nëse do të ishte hedhur në treg.

Autoritetet italiane po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për të zbuluar organizatorët e trafikut. /Lapsi.al

Video:
Share: