Home KRYESORE “Ai është bandit dhe llupës ndërsa ajo është…”, George Clooney flet…

“Ai është bandit dhe llupës ndërsa ajo është…”, George Clooney flet…

Jeta e çiftit Clooney ka ndryshuar tërësisht pas lindjes së binjakëve. George dhe Amal preferuan që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë sa më diskret vogëlushët e tyre.

Por për herë të parë aktori ka vendosur të paktën të flasë për ta në një intervistë për “Entertainment Tonight”. Ai ka treguar edhe nga se janë frymëzuar për emrat e tyre, ai dhe bashkëshortja e tij.

Ne e dinim që këta fëmijë do të komentoheshin nga të gjithë dhe ndoshta edhe do të gjykoheshin, prandaj ne vendosëm emra normalë për ta. Nuk është se kishim ndonjë frymëzim të madh. Nuk e vendosëm Alexandri për shkak të Aleksandërit të Madh, apo Ella prej Ella Fitzgerald”, është shprehur Clooney.

Nga intervista duket qartë se George po përshtatet më së miri me jetën si baba. Ai ka treguar përveç emrave, edhe personalitetin e binjakëve.

“Alexandri është një “bandit” tashmë. Ai është shumë i lëvizshëm dhe mjaft llupës. Ndërsa sa i përket vajzës, ajo është elegante dhe falënderoj Zotin që është si Amal”, ka treguar George.

Jeta e re e aktorit ka pësuar ndryshime të mëdha, duke marrë parasysh faktin se ai e kishte ndarë mendjen të ishte një beqar i përjetshëm.

“Asgjë nuk duket e vërtetë, deri në momentin që ata qajnë dhe ti thua me vete, prit pak, çfarë po ndodh? Ne ishim dy dhe u bëmë katër. Çdo gjë ndryshon shumë shpejt”, ka përfunduar Clooney./360grade.al

Share: