Ajo qe pritej ndodhi, Berisha godet Bashën: Unë s’do e bëja kurrë...

Ajo qe pritej ndodhi, Berisha godet Bashën: Unë s’do e bëja kurrë atë listë

0

Kësaj here lideri historik i PD, Sali Berisha, sulmon ashpër kryetarin aktual, Lulzim Basha sic po pritej shume ankth nga nje pjese e mire historike e kesaj partie.

“Këshilltarët e Lulzim Bashës janë mizerabël. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s’do e bëja kurrë atë listë. Por në ka një njeri që e di se unë besoja se Lulzim Basha mund të fitonte edhe me atë listë, ai është Çim Peka”, është shprehur Berisha në një intervistë që do të transmetohet sonte në mbrëmje ne kanalin ne internet “Fakt” me gazetarin Cim Peka.

Ish-kryeministri deklaron si të vërteta raportimet në media për ato që ndodhën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, një ditë pas rrjedhjes së votave për Gramoz Ruçi Kryetar Kuvendi.

Me interes të madh është gjithashtu edhe qëndrimi i Berishës për fatin e marrëveshjes ‘Rama-Basha’, qëndrim që do të bëhet publik sonte në mbrëmje.

Kujtojmë se Berisha ka qenë disi i tërhequr nga zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, sidomos gjatë garës Basha-Selami, një garë e montuar për të rikonfirmuar sërish në krye të PD-së, Lulzim Bashën.

Por dukshëm mbështetja e tij ishte sërish pro Lulzim Bashës. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur së fundi në raportet mes tyre, pasi ky ndryshim kursi i Berishës ndaj Bashës, nuk kishte ndodhur kurrë më parë…

sonte ne darke flet Sali Berisha dhe nuk eshte cudi qe te nise nje ere e re e llojit katarsis ne PD qe me sa duket jo rastesisht e nis aty ku nuk ka shume audience, por qe ne linja redaksionale eshte qartazi prane fenomenit Berisha…

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY