Home KRYESORE Alarmohet Italia, 5 të vdekur në Livorno

Alarmohet Italia, 5 të vdekur në Livorno

Moti i keq në Itali ka shkaktuar pesë të vdekur në zonës e Monterotondo, Livorno. Sipas deklaratë për mediat të Bashkiakut të Livornos Filippo Nogarin, situata është problematike.

“Situata është shumë e rëndë, kritike, shpresoj të mos jetë një katastrofë’, ka pranuar kryetari i bashkisë së Livorno Nogarin duke shtuar se” ‘Ka rënë shumë shi dhe ka shumë vështirësi”.

Situata më kritike është në zonën e Collinaia dhe Ardenza e Montenero, ku ka pasur edhe rrëshqitje dheu të cilat kanë mbuluar disa shtëpi.

Në Livornese, në Quercianella është evakuuar një kamping i tërë. Në Pisano, në San Giorgio, katër vajza të bllokuara brenda një makine janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.

Situata mbetet akoma dramatike, pasi ka zona ende shumë zona të mbuluara nga uji.

Share: