Home KRYESORE Arrestime masive të fajtorëve të drogës

Arrestime masive të fajtorëve të drogës

Dita e tretë e Operacionit të Policisë së Shtetit kundër kultivimit dhe trafikut të narkotikëve, shënohet sot me 40 të arrestuar.

Operacioni i Policisë ka nisur me 28 gusht, ku janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundruese, 30 automjete dhe një helikopter i Policisë së Shtetit. Në operacion janë përfshirë edhe strukturat vendore të policisë në Shkodër, Tiranë e Fier si dhe Forcat Speciale të Policisë.

Gjatë operacionit është sekuestruar rreth 1 tonë lëndë narkotike dhe 102 kilogram kokainë. Gjuetia për drogën vuri në pranga 32 persona që ishin shpallur në kërkim dhe gjithashtu u vunë në pranga edhe tre ‘të rinj’.

Operacioni mbaron sot në mbrëmje dhe pritet të shpallet bilanci më i saktë i tij. Para dy ditesh kryeministri Rama ka paralajmeruar stuhi mbi kriminelët, ku ka renditur edhe këta të drogës. Ai ka paralajmëruar sekuestrimin e pasurisë së tyre.

Share: