Home KRYESORE Baba Mondi: Feja është Paqe dhe dashuri. Kjo e demonstrua edhe ne...

Baba Mondi: Feja është Paqe dhe dashuri. Kjo e demonstrua edhe ne Seul me HWPL

Artur Nura: Përshëndetje miq te Perqasje.com. Sot gjendemi pranë Kryegjyshatës Botërore te Bektashinjve ne Tirane dhe kemi mundesine te pritemi nga Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ose siç njihet nga shumica ne gjuhe me popullore: Baba Mondi.

Kryegjysh se bashku ri-takohemi perseri pas takimit te jashtëzakonshëm ne Seul organizuar nga HWPL, Kultura Hyjnore, Paqja Botërore dhe, Restaurimi i Dritës.

Baba Mondi nuk ishte hera e pare qe Ju merrnit pjese ne një takim tille ndërkombëtare te dialogut ndërfetar. Po?

Baba Mondi: Po, me duhet te them qe ishte hera e trete qe merrja pjese ne një organizim te tille shume te mire dhe organizuar persosmerisht. Organizim, padyshim për te bashkuar energjitë e ndryshme pozitive fetare ne shërbim te Dialogut Ndërfetar dhe Paqes Botërore.

Une si drejtues I Bektashizmit botëror kam marre pjese ne shume konferenca ne Evrope dhe SHBA, por atje është vërtete një eksperience e jashtëzakonshme. Ndërsa ishin prezent mijëra te ftuar dhe një pjesëmarrje masive e vete qytetareve Koreano Jugore, Paqja dhe kërkesa për dialog është domosdoshmëri qe duhet mbështetur nga te gjithë ne dhe me te gjitha mundesite qe kemi dhe kane ata vete.

Artur Nura: Udhëheqësi i Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës, Han Hee Lee ju referua filozofisë e cila mbështetet tek shkrimet e Shenjta. Ju si Kryegjyshi Botëror I bektashizmit si e shikoni një reference te tille?

Baba Mondi: Feja ka luajtur gjithmonë rol pozitiv ne historinë e njerëzimit, por problematika është qe edhe Feja ka patur momentet e saja te dobëta dhe te keqpërdorura politikisht.

Qëllimi I eventit ne Seul te Koresë se Jugut organizuar nga HWPL kishte për qellim te bashkonte te gjitha energjitë pozitive te Feve te ndryshme ne një dialog ne funksion te Paqes Botërore dhe si energji kundër Luftës dhe dhunës.

Nuk ka popuj negative, por ka individë te tille dhe drejtues te tille politike, ose me thjesht ka politika negative dhe lufte-nxitëse duke keqpërdorur edhe Fene.

Nga ky aspekt, ne drejtuesve fetar na del për detyre qe te jemi me te përgjegjshëm duke filluar me veprat tona dhe ndërgjegjen tone te pastër, paqësore tua përcjellim njerëzve, vecanerisht ndjekësve tanë.

Kete bëme edhe ne Seul ne Festivalin e Paqes dhe takimin e Dialogut Ndërfetar ne ato tre dite ngjeshura me shume aktivitete domethënëse Paqeje drejt Rrugës se Zotit.

Artur Nura: Sakte Baba Mondi, sepse ne fakt Korea e Jugut është ne kufi me atë te Veriut e cila kercenon me dhune dhe përdorimin e Armeve Bërthamore….! Jo?

Baba Mondi:  Po sigurisht dhe ndaj ishte dhe marshimi ne stadium e te gjithë liderëve fetare pjese-marres ne Konference dhe sigurisht edhe politikanesh dhe aktivistesh, perse jo edhe gazetaresh siç ishit edhe ju, te cilët ju bashkuan kësaj energjie pozitiviste për te ngritur institucionin e Paqes dhe rrezuar atë te Luftës dhe Dhunës.

Aktiviteti I HWPL jo rastësisht u organizua ne stadium. E para për te demonstruar qe njerëzit e Paqes janë te shumte dhe e dyta për te demonstruar ne mënyre sa me te lexueshme mesazhin, filozofinë e Paqes e cila është edhe Rruga e Duhur për te shkruar tek Zoti dhe, duke u ofruar te tretëve, te ndryshmeve me ne, jete me te mire dhe Paqe te garantuar.

Artur Nura: Fakti qe lideri I HWPL, Man Hee Lee ju referua shkrimeve te shenjta te feve te ndryshme, cfare simbolizon kjo reference për një Bektashi si ju? Ne shkrimet tuaja te Bektashizmit ku duhet te referohemi?

Baba Mondi: Kurani është Paqe, dashuria e Zotit I afron njerëzit drejt njeri tjetrit dhe kështu drejt Zotit. Ajetet ku-ranore I cojne njerëzit drejt Pozitives dhe jo negatives, pra u mesojne atyre te mos jene negativiste, por te mire e te ndershëm, sepse kështu janë me afër Zotit.

Kjo është filozofia jone e Paqes dhe Dashurisë. Kështu mund te tejkalohet smira, zilia, keqdashja. Kush bën mire, na mëson qe edhe ne te bejme veç mire dhe jo te kemi zili për ta.

Ne duhet pa tjetër te reflektojmë ne vazhdimësi për pozitivitet ndaj njeri tjetrit sepse kështu demonstrojmë pozitivitet ndaj vete Zotit. Ne këtë filozofi mbështeten shkrimet tona te shenjta.

Artur Nura: Si e shikoni rastin shqiptar te tolerancës fetare? Mund te merret si shembull edhe për kombet e tjera? A u pa ky rast ne Konferencën  e Seulit dhe, a mendoni se duhet demonstruar ky realitet me një pjesëmarrje e te gjitha komuniteteve fetare ne Seul vitin e ardhshëm?

Baba Mondi: Rasti shqiptar I tolerancës fetare padyshim qe është domethënës. Ne sigurisht qe e shpjeguam këtë fenomen specific, sipas nesh, tek miqtë tanë koreane dhe koleget drejtues te Feve te tjera te cilat morën pjese ne Konference. Padyshim qe lame mbresa tek ata dhe duhet pare mënyra si ta përcjellim këtë eksperience si dituri edhe te Kombet dhe shoqerite e tjera. HWPL është padyshim një instrument eficent për një gjë te tille.

Artur Nura: Brenda Islamit ka rryma te cilat janë kontradiktore dhe kane sjelle dhune dhe viktima ne historinë e njerëzimit, por edhe ne tashmen e afërt. Si e shikon bektashizmi këto ngjarje?

Baba Mondi: Bektashizmi është pjese e Islamit, po me veprën e vete prej 800 vitesh Bektashizmi ka treguar qe ka dhëne shembuj paqësore dhe miresira specifike.

Bektashinjtë vetë hyrjen e tyre në Shqipëri e zbresin deri në figurën e dëgjuar legjendare të Sari Salltëkut.  Bektashizmi filloi të përhapet në Shqipëri pas pushtimit të saj nga Perandoria Osmane. Me gjithë këtë, në Shqipëri si në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit – Bektashizmi nuk u përhap menjëherë, por dalëngadalë me durim dhe urtësi dhe ky ka qene gjithmonë karakteri I Fesë Bektashiane.

Bektashizmi është një sekt mistik i Fesë Islame që u themelua nga Hunqar Haxhi Bektash Veliu. Haxhi Bektashi bazat e këtij sekti i mori nga Misticizmi Islam, të adoptuara nga i Madhi Ali, i cili u frymëzua nga Profeti Muhamed. Haxhi Bektashi lindi në Nishapur të Horasanit në Persi në vitin 1248 pas Krishtit. Ai rridhte nga një familje e madhe persiane që në atë kohë qeveriste një pjesë të madhe të vendit.

Kur arriti në moshë madhore, pasi i ati i tij ndërroi jetë Haxhi Bektashi nuk pranoi të zinte vendin e mbetur vakant që i përkiste si trashëgim dhe iu përgjigj popullit me këto fjalë: “Dashuria ndaj Zotit është për mua froni më i lartë”.

Nëpërmjet misionarëve të parë që u dërguan në Shqipëri, ishin Baba Ali Horasani në Krujë; Dylgjer Hysejni në Elbasan ; Baba Arshiu në Gjirokastër dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV e deri me sot me mua personalisht, sigurisht pas një ndërprerje te dhunshme nga Ateizmi komunist ne Shqipëri ku e vazhduam aktivitetin tone ne fshehtësi.

Shqiptarët qenë dhe janë veçanërisht të prirur për të pranuar disa tipare të Bektashizmit, konkretisht tolerancën tradicionale dhe vlerësimin për fe të ndryshme, si dhe qëndrimin pa paragjykime ndaj bindjeve dhe praktikave të lidhura me to. Madje disa venë re një vazhdimësi të disa praktikave të krishtera e para-të krishtera nën çadrën liberale të Bektashizmit.

Për më tepër, bektashinjtë qenë të gatshëm të pranonin interesat dhe gjuhën vendëse, ndryshe nga myslimanët sunitë, të cilët e njëjtësonin veten kryesisht me kryeqytetin Osman dhe me gjuhën arabe. Bektashizmi thotë pa Atdhe nuk ka Fe…

Artur Nura: Baba Mondi e drejte. Por a shikoni ju te mundshme qe ne organizimin e ardhshëm te HWPL ne Seul te gjendet mundësia qe te demonstrohet konkretisht toleranca Fetare shqiptare nëpërmjet përfaqësuesve te larte te pese feve zyrtare ne Shqipëri?

Baba Mondi: Me e mira është qe këtë organizim ta bejme ne Shqipëri se bashku me përfaqësues te HWPL. Ne duhet te ftojmë ata te HWPL qe te vijnë dhe ta shohin këtë fenomen shqiptar nga afër.

Edhe ne këtu kemi nevoje qe te takohemi me shpesh midis nesh dhe te shkëmbejmë opinionet, se si mund ta konservojmë sa me mire këtë pasuri te jashtëzakonshme te tolerancës fetare shqiptare.

Ne fakt, e nisi një here kryeministri Edi Rama, konkretisht pas ngjarjeve te renda ne Paris me sulmet terroriste ne Charly Ebdo, pas te cilit edhe ju personalisht na ftuat te gjithev ene studion tuaj televizive, por me sa duket kryeministri Edi Rama e ka harruar këtë premtim te bere ndaj opinionit dhe Komuniteteve fetare. Nje gjë e tille është detyre e Komitetit te Kulteve pranë Kryeministrit te cilët duhet te punojnë me shume ne këtë drejtim.

Nuk mungojnë eksperiencat e këtyre organizimeve dhe ne kemi qene pjese organizimesh te ndryshme ne Gjermani, Europe dhe Amerike, por nevojitet me shume këtu, dhe besoj qe lideri I HWPL Man Hee Lee duhet ta konsideroje një mundësi te tille. Ai kur vizitoi Shqipërinë, vizitoi edhe Kryegjyshatën Botërore ne Tirane dhe na komplimentoi për organizimin dhe arritjet tona fetare…

Artur Nura: Apeli I Kryegjyshit botërore te bektashinjve kundër terrorit dhe atyre qe përdorin Fene për te vrare dhe jo për Paqe siç e bën HWPL dhe te tjerët?

Baba Mondi: Qe te arrihet kjo duhen te njihen dy gjera thelbësore. Mosnjohja (injoranca) dhe varfëria janë ato qe shfrytëzohen nga organizimet terroriste qofshin edhe me baze politiko-fetare. Pra, ne duhet te gjithë qe te kemi sa me pak njerëz te paditur si ne Lindje ashtu edhe ne Perëndim dhe te kemi sa me pak varfëri është e mundur.

Kjo gjë arrihet me pune, vullnet dhe organizim si ky I HWPL me njerëz te qytetëruar. Ky është thelbi për tju kundervene terrorit qe e keqpërdor Fene e cila është Paqe si ne Islam ashtu edhe Kristianizem apo ne Fete e tjera.

Vetëm kështu arrihet paqja, me dashuri dhe dituri.

Artur Nura. Baba Mondi ju uroj muaj agjërimi te qete dhe mbarësi deri ne takimin tjetër te Seulit.

Baba Mondi: Faleminderit dhe urojme edhe për ju dhe te gjithë shqiptaret, Koreanet dhe Kombet e tjera, Paqe dhe Dashuri si rruga e vetme e duhur për cdonjerin dhe për te realizuar Paqen kudo ne bote dhe ndalimin e luftërave.

Share: