Home KRYESORE Basha: Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Ramës

Basha: Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Ramës

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për Shkozën gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ne New York.

Në një deklaratë, kreu i opozitës thote se Shkoza perfaqeson mashtrimin e pafytyre te Rames qe ju premtoi legalizim ne fushate, dhe pas zgjedhjeve u ve rruspen.

Deklarata e plotë e Bashës.

Drama e 400 familjeve qe po hidhen ne rruge, nuk perfaqeson asgje, thote Rama i bezdisur kur pyetet ne New York per hallet e vendit.

Shkoza perfaqeson mashtrimin e pafytyre te Rames qe ju premtoi legalizim ne fushate, dhe pas zgjedhjeve u ve rruspen.

Shkoza perfaqeson krim prej pushtuesi mbi mijera femije, prinder e te moshuar nen terror dhe dhune fizike dhe psikologjike.

Shkoza perfaqeson banden politiko-kriminale qe ka marre peng Shqiperine dhe te ardhmen tone.

Shkoza perfaqeson pësimin qe duhet bere mesim se kush dhunon apo blen voten sot, te dhunon shtepine, femijet dhe jeten neser.

Share: