Home KRYESORE Benjamin Bakalli nga Spaci, shpall kandidature per kryetar te PLL-se

Benjamin Bakalli nga Spaci, shpall kandidature per kryetar te PLL-se

Të dashur antikomunistë dhe të nderuar bashkëvuajtës.

Është tepër e vështirë për mua të flas para jush të cilët e keni larë me lot e me gjak këtë tokë.
Jemi mbledhur sot në një nga laboratorët më famëkeq të komunizmit në botë

Ky është një vend absurd që vetëm komunizmi mund ta krijoj dhe vetëm ne që e kemi parë dhe jetuar mund ta kuptojmë. Sa herë vij këtu më kujtohen ditët e trishta kur vija për të takuar të dashurit e mij.

Nuk ishin pak por ishte një jetë e tërë që u dergjëm rrugëve dhe dyerve të spacit dhe burgjeve të tjera komuniste

Pas viteve 90 menduam se e lam pas atë periudhë të egër diktatoriale menduam se gjithcka ndryshoi. Pam liri me sy, dhe iu falëm zotit që na dhuroi një jëtë të re. Shumë nga ne zgjodhën të emigronin dhe shumë të tjerë të rifillonin jetën këtu në atdheun e tyre për të ndihmuar dhe për të sjellë ndryshim me fisnikërinë tonë.

Por cfarë po ndodh sot miqtë e mi?

Sot presekutorët dhe hetuesit komunist po na qeverisin përsëri. Komunizmi po instalohet dhe ne duhet të veprojmë.

Sa kohë që e majta në Shqipëri nuk i ka shkëputur lidhjet me të shkuarën kriminale dhe enveriste, politika në Shqiperi nuk ka asnjë shans për të ecur perpara drej Europes, por do të mbetet peng i shantazheve dhe helmeve të dikurshme, duke risjellë në skenë të njëjtën përleshje absurde, mes ushtrive të vdekura Shqiptare

Armiku i Shqiperise ka qënë dhe do të mbetet vetem ideologjia komuniste dhe mbeturinat e saj,

I jam mirenjohes te perbashkës sonë

I perulem me menyren më njerezore.Ështe sfida e gjysherve tanë, prinderve tanë e jona

Unë, Beniamin Bakalli ndjej detyrimin moral, qytetar dhe mbi të gjitha si antikomunist të shpall kandidaturën timë për kreun e Partisë Lëvizja e Legalitetit, nga ky vend, për të ngritur zërin tuaj dhe për ta cuar Shqipërinë aty ku i takon.

Me shume respekt,  Beniamin Bakalli

Share: