Home KRYESORE Berisha: Pas humbjes së zgjedhjeve më kërkuan rikthimin në krye të PD-së

Berisha: Pas humbjes së zgjedhjeve më kërkuan rikthimin në krye të PD-së

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak minuta më parë, ka deklaruar për emisionin “FAKT” të gazetarit Çim Peka në “Syri.net”, se pas humbjes së qershorit, ka pasur me mijëra mesazhe që kërkonin kthimin e tij në krye të partisë.

“Berisha ka bërë një deklaratë dhe do gabojnë gjithnjë ata qe s’i marrin deklaratat ashtu siç i them unë. Kam përsëritur disa herë, se largimi im është parikthim. Në situatën e krijuar pas zgjedhjeve, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin rikthim. Por kjo s’mund të bëhej kurrë”, tha Berisha.

“Rikthimi im nuk i sherben PD-se, por as vendit tim”, perfundoi Berisha duke shtuar se i qendron vendimit politik te politikanit te dorehequr nda drejtimi i PD.

Share: